Manchester City më i mirë se Manchester Utd

Futboll

Manchester City më i mirë se Manchester Utd

Nga: Kemajl Goca Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 19:22
Manchester City më i mirë se Manchester Utd, ilustrim

Manchester Cityt ngadhënjeu me rezultat 3:1 ndaj Manchester Utd, në derbin e madh anglez të javës së 12-të. Derbi i qytetit u karakterizua me lojë të hapur e katër gola, por kampioni në fuqi ndali tri pikë në stadiumin “Etihad”.  Trajneri i Cityt Pep Guardiola realizoi synimin e radhës, mposhti Manchester Utd që ka trajner Jose Mourinhon. City kryeson me 32 pikë, ka dy më shumë se Liverpooli në vend të dytë dhe 12 më shumë se Manchester Utd që renditet në vend të tetë.

Në minutën e 12-të, David Silva nga afërsia shënoi për epërsinë e vendasve. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 48-të, veprim i shpejt i futbollistëve të kampionit rezultoi me gol. Sergio Aguero me një goditje të fortë e mposhti portierin De Gea dhe 2:0. Pas 10 minutave (58’) penallti për mysafirët dhe Anthony Martial ka qenë i saktë, duke e ngushtuar rezultatin në 2:1.

Në minutën e 86-të, Ilkay Gundogan thelloi fitoren e Cityt me rezultat 3:1. Arsenali befasoi për të keq para shikuesve të vet, duke barazuar me rezultat 1:1 me Wolvesin. Në minutën e 13-të, Ivan Cavaleiro realizoi për Wolves dhe Henrikh Mkhitaryan shpëtoi ‘Topçinjtë’, duke barazuar rezultatin në minutën e 87-të. Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka luajtën titullarë për Arsenalin.

Arsenali renditet në vend të pestë me 24 pikë, kurse Wolves i 11-ti me 16 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat