Reali i ofron rinovim Keylor Navas

Futboll

Reali i ofron rinovim Keylor Navas

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 14:03
Keylor Navas

Madrilenët nuk duan ta lejojnë largimin e portierit nga Kosta Rika.

Keylor Navas nuk është më zgjedhje e parë te Real Madridi, pasi në verë skuadrës kampione të Evropës iu bashkua Thibaut Courtois.

Megjithatë te Reali e shohin 31-vjeçarin si ende shumë të vlefshëm prandaj duan edhe t’i rinovojnë kontratën.

Sipas ABC, Reali dëshiron të rinovojë me Navas deri në vitin 2021 dhe tani do të jetë portieri ai i cili do të vendos nëse do të qëndrojë edhe më tutje në Bernabeu apo do të kërkojë një eksperiencë të re në ndonjë skuadër tjetër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat