Ekzistenca dhe gjërat që i duam

Kultura

Ekzistenca dhe gjërat që i duam

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 14:00
Yves Bonnefoy

Poeti dhe mendimtari i madh francez, Yves Bonnefoy (1923-2016), shkruan në librin “E pambaruara” (Paris, 2021) se “gjërat që duam, si vend i ekzistencës sonë, nuk janë një materie por gjithsesi vet qeniesimi ose mënyra e të qenmit tonë, si potencial e mundësi apo si akt.”

Përzgjedhjen dhe kultivimin e vendit dhe ambientit ku jetojmë ai e sheh të lidhur ngushtazi me leximet dhe refleksionet tona mbi veten dhe botën. Refleksionet dhe meditimet për të begatohen me qasjen poetike të cilën e gjemë te veprat e Dantes, te Baudelaire, Heidegger etj.

Të jesh në botë, nënkupton ta përvetësosh  vendin ku jeton dhe çastet e së tashmes si vendbanim i yti, me mendimet, përfytyrimet e ndijimet që i ke sajuar duke hulumtuar veprat filozofike e poetike (në kuptimin burimor “poièsis” jo vetëm si gjini letrare por si krijimtari). Hapësira e tillë e banimit bën të mundur, thotë Bonnefoy, formësimin e një vendi të ekzistencës: hapësirë kjo që ndihmon “stukturimin e përjetimeve” nga e kaluara dhe nga e tashmja. Këto refleksione mbi jetën dhe botën duhet të zhvillohen brenda “mendimit mbi kufijshmërinë”, pra të shoqëruara me vetëdijen se ekzistenca e njeriut shpaloset në horizontin e kufishmërisë e jo në atë të përjetësisë.

Në këto kërkime mendore e poetike të Bonnefoy diktohet qartazi ndikimi i mendimit filozofiko-poetik i Heideggerit…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat