Në poezinë time

Kultura

Në poezinë time

Nga: Zymer Mehani Më: 18 tetor 2021 Në ora: 10:42
Zymer Mehani

Dua t' shkruaj vargun
Me zemër dhe nder
Për largësinë që ndan
Mallin që na merr

Dua të thur vargjet
Për valët e detit
Për lotët e vakët
Peshën e kurbetit

Fjalë të ëmbla shkruaj
Në vargjet e mia
Për ngrohtësinë magjike
Që ka dashuria

U këndoj dhe luleve
Me t'bukurat ngjyra
Mallkoj dhe ca njerëz
Me nga dy fytyra

Besës i këndoj
Mikpritjes Shqiptare...
Goditjes pas shpine
Nga dora tradhtare

Këndoj dhe për diellin
Kaltërsinë e qiellit
Nam, he dritë mos pafshin
Sytë e kriminelit

Është e poshtër shpifja
E pështirë pabesia
Rrofshin jetë e mot
Besa e miq'sia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat