Vula e vulëhumburit…

Kultura

Vula e vulëhumburit…

Nga: Agim Jazaj Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 10:02
Agim Jazaj

Në vitet e shoqërisë, Shqipërisë socilaliste në një fshat të rrethit- Vlorë, u bën zgjedhjet e asaj kohe, të pushtetit lokal.

Pas zgjedhjeve, u shkarkua edhe kryetari i këshillit të fshatit; xha Aliu. Ishte një njeri korrekt, i respektuar, anëtar i P.P.

Por, vota e sovranit e shkarkoi, e zvëndesoi kryetarin e këshillit të fshatit, me një tjetër, bir të fshatit.

Mirpo xha Aliu, nuk e përfilli këtë vendim, e çmoi të pa drejtë…

Organet koompetente të kohës, ranë në bela.

Sepse ai kishte marë edhe vulën me vete. E tundëte, të lidhur me spango, nuk i’a dorëzonte, as kryetarit të zgjedhur të fshatit!

Shkresat mbetën pa u vulosur për një kohë.

Vulën e vendoste vetëm në listën me 3 emrat e banorëve, që do të hypnin në autobuzin e linjës për në Vlorë, te stacioni, çezma e fshatit.

U mblodhën paria, këshilltarët e fshatit për të zgjidhur hallin me vulën.

Njëri prej tyre propozoi: “Të ngrem një grup vullnetarësh, me djem të fshatit…

Dhe grupi i ngritur u quajt: "Grupi i Vulëhumburit"!

“Ta vënë poshtë, dhe t’ia marin me forcë Vulën!

Rrugë tjetër s’ka”!

U tha dhe ashtu u bë.

3- 4 djemtë e grupit, e pritën vulëhumburin në dyqanin e fshatit, te Xhovani.

Pinë me të kafe, hodhën dhe ndonjë gotë koçimare.

Ran në bisedë edhe për vulën.

“Ja ku e kam”- u tha xha Aliu serbes- duke u’a tundur!

“Nuk e dorëzoj”!

Djemt i’u hodhën me njëherë, e kapën prej krahu dhe për zverku!

E vunë poshtë, në dyshemen e klubit dhe i morën Vulën- vulëhumburit, me zor!

Shkuan dhe i’a dorëzun vulën, kryetarit të zgjedhur!...

E rikujtojnë këtë ngjarje shumë njerëz të asaj krahine, edhe Lavdoshi, Lefteri, teksa e lexojnë në pak rreshta..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat