"Femra kur dashuron, dashuron vërtet"

Kultura

"Femra kur dashuron, dashuron vërtet"

Nga: Ilir Muharremi Më: 4 janar 2022 Në ora: 08:58
Foto e kopertines së librit

Vazhduam të putheshim, zhurma e buzëve ushtonte nga muret e hyrjes, jepte një tingull monoton. Unë e ndieja Marinë. Çdo pjesë e trupit tim ishte e lindur për të.

“Ndoshta duhet të martohemi.”, - më propozoi ajo. “Është vendim i mirë.

Ta lëmë martesën, pasi të kthehem nga lufta e Kosovës, zemër?”, - i thashë. Ajo disi nuk ishte komplet dakord, por e pashë që ishte në gjendje të më priste mua.

Mendja më shkonte tek ai djaloshi, te Mario, por nuk e besoj se Maria ndien gjë për të.

Femra kur dashuron, dashuron vërtet, ndërsa ne meshkujt jemi sikur qentë, kryejmë punë aty për aty dhe e luajmë rolin e Don Zhuanit.

Luftojmë për numra grash, e jo për ndjenjat e tyre.

Femra është pushtuese e ndjenjave dhe luftëtare e zonja, sepse të përvetëson, të shkrin sikur qiriun. Në fakt, femra është zjarri e ti qiriu, të dy lozin bashkë drejt përjetësisë së dashurisë..."

Fragment nga romani "Ti" i shkrimtarit Ilir Muharremi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat