Në Ukrainë reagojnë ndaj serialit “Emily in Paris”

Kultura

Në Ukrainë reagojnë ndaj serialit “Emily in Paris”

Më: 4 janar 2022 Në ora: 16:36
“Emily in Paris”

Me akuza për ofendime është pritur sezoni i dytë i serialit tashmë të njohur “Emily in Paris”, nga ministri i Kulturës i Ukrainës.

Kjo për arsyen se në sezonin e dytë përveç amerikanes Lily Collins në rolin kryesor dhe aktorëve tjerë francezë, shfaqet edhe një ukrainase, rolin e së cilës e luan Daria Panchenko.

Ajo njoftohet me protagonisten Emily në një kurs të gjuhës frënge. E përpos manisë për të vjedhur, personazhit me emrin Petra i janë veshur edhe karakteristika të tjera negative.

Ne njërën nga skenat e serialit, Petra bashkë me Emilyn, dalin për të bërë ‘shopping’. Derisa e shohin një çantë e cila iu pëlqen shumë, Emily kujton se është tejet e shtrenjtë për xhepin e tyre por Petra duket se nuk e ka problem çmimin dhe e vjedh atë.

Kjo është njëra ndër skenat që ka ngjallur akuza nga ukrainasit, e kundërshtimin e ka shprehur edhe ministri i Kulturës në këtë vend, Oleksandr Tkachenko.

“Ne kemi një imazh karikaturë të një gruaje ukrainase, gjë kjo e papranueshme. Është edhe fyese. Kështu shihen ukrainasit jashtë vendit?”, ka shkruar, ndër të tjera, Tkachenko në telegramin dërguar krerëve të platformës Netflix, prodhim i së cilës është edhe seriali “Emily in Paris”.

As sezoni i parë nuk ka kaluar pa u kritikuar. Në atë rast nga francezët të cilët konsideronin që seriali ishte mbushur me klishe për Parisin.

Megjithatë, sezoni i parë i këtij seriali është shikuar në 58 milionë shtëpi vetëm në 4 javët e para të lansimit, dhe kështu e ka marrë titullin seriali komedi më i shikuar në Netflix për vitin 2020.

Edhe sezoni i dytë është në listën e më të shikuarve prej lansimit në fund të muajit dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat