Një burim drite për të gjetur këngën e humbur

Kultura

Një burim drite për të gjetur këngën e humbur

Nga: Baki Ymeri Më: 2 mars 2022 Në ora: 10:29
Kopertina e librit

Arti është peova më e fortë e qëndrueshmërisë në kohë, kurse romani është arti i momenteve të përjetshme. Proza e Zonjës Ecaterina Petrescu arrin një pikë unike: bashkon të shkuarën me të ardhmen, ditën me natën, tokën me qiellin dhe shpirtin me trupin. Proza është e vetmja shprehje e bukurisë e shpërfytyruar nga shpirti i njerëzimit të rikuperuar. Autorja e romanit “Emri im është Ti”, transmeton përmes emocioneve të vërteta që gjenden te njerëzit një gjuhë të butësisë me ngjyrat e nostalgjisë, në mrekullinë e fshehur të hijeshisë, transparencat afektive të qenies që mbanë në vete mesazhet e bukurisë dhe përsosmërisë, barrën e pastërtisë e kështu me rradhë. Në këtë kontekst, Ecaterina na befason me lidhjet e suksesshme midis abstraksioneve të mëdha të jetës, si koha apo edhe përjetësia. Frymëzimi dhe fjalët e autorit riprodhojnë një psikologji të veçantë, mbresëlënëse, të paprekur dhe të lavdishme.

Fjalët e poetit të famshëm Nikita Stanescu: “Fjalët janë shumë të ngjashme me qeniet. Ata janë qenie të gjalla. Ata madje duken si bimë. Ata kanë një mënyrë jetese të tyren, kur fluturojnë të lira në re, porsi zogjtë. Në librin e Katerinës takojmë filozofinë e jetës me rrugët fluturuese, me kujtesën dhe harresën e paharrueshme, me pritshmëritë e papritura, me sëmundjen, me agoninë, me pasigurinë dhe me vdekjen, me një valë habie në një sekondë që derdhet në ylberin e kozmogonisë. Ajo kthehet në fëmijërinë e saj dhe në fushat e saj të kaltërta, dhe thekson se ajo shkel mbi retë më shumë se sa mbi tokë dhe mbi bar. Fjalët e saj ndonjëherë duken si qenie të gjalla që vijnë nga labirintet e buta, të dukeshme e të ngarkuara në krahët e mëdhenj të bërë nga gjethet e ngrohta të vjeshtës së përgjumur. Autorja shkruan për pandeminë dhe sentimentin e dashurisë që na shpëton: “Në atë kohë qarkullonte një sëmundje e tmerrshme që e shkatërroi popullsinë”. Ajo ëndërron dritare me heshtje të heshtura, mediton për ringjalljen e dashurive të gjalla. Në shpirtin e saj strofullojnë fjalë të buta prej mëndafshi me tingujt e floririt.

Për mua librat janë gjithmonë në krye të listës së ideve dhe të dhuratave, qofshin ato festërime, përvjetorë apo thjesht momente të veçanta që autori ndjen nevojën për t'i shënuar, duke u ofruar nga diçka lexuesve. Libri i Katerinës përmban tregime, motive dhe tema shumë interesante dhe emocionuese, aktuale dhe dramatike. Në mënyrë metaforike, autorja është një rrëfimtare dhe një heroinë. Ka ndoshta disa elemente autobiografike në këto tekste: Kisha harruar, dashurinë ngushëlluese, apokrife, si një ujë i paprekur, i pashijuar, dashurinë që ndjen në lëkurë, në majë të gishtave dhe në kadifenë e buzëve, në bark. dhe mbi kokë, dashuri rozë, dashuri pantere, gllabëruese dhe pasionuese,  dashuri aromatike, me erëtimën e temjanit dhe ilaçet e mjekësisë, dashuri shpenguese kur nis nga një brendësi e largët, burimi i botës, për të gjetur të humburën e saj, kënga dhe këngëtarja, ai Orfeu, ajo Euridika.

Sipas fjalëve të Tudor Argezit: "Një libër i mirë është si një dashnore të cilës i afrohesh, ose që të josh me hijeshinë e butësisë e vëmendjes së pandërprerë". Stilistika është disiplina që nxjerr në pah bukurinë e formës dhe cilësitë e përputhshmërisë së brendshme midis elementeve të një vepre letrare. Ecaterina Petrescu na del përpara me një libër shqetësimesh aktuale. Ajo njeh problemet themelore të stilistikës, cilësitë dhe llojet e stilit, fuqinë e mendimeve, qartësinë, origjinalitetin, kohëzgjatjen, leksikun, finesën, natyrshmërinë, korrektësinë, konceptimin, fjalët lustruese, qëndrimin e dukshëm të shkrimtarit për të sajuar dhe për të marrë pjesë në tregime. Në këtë roman, humori nuk mungon, por mungon sarkazma dhe autoironia, banaliteti dhe pornografia. Autorja kërkon të dokumentojë një situatë që ajo njeh.

Një libër i mirë është ai që kultivon shpirtin tonë dhe na inspiron me ndjenja të bukura. Një vepër pa qartësi dhe origjinalitet nuk ka jetë. Qartësia është një nga cilësitë më të rëndësishme të stilit. Kjo lehtëson një kuptim të lehtë të asaj që ndodh. Gjithçka është e qartë në këtë roman. Historia e përshkruar në libër është e mahnitshme dhe prekëse. rrëfimet e Katerinës janë dramatike dhe të trishtueshme. Ka një zhvillim tragjik të veprimit, por fatmirësisht i lurorëzuar me një përfundim të lumtur. Për këtë arsye unë do t'i kuadroja këto tekste nën emblemën e tragjedisë së qetë, mioritike. Nuk është as libri i parë dhe as i fundit i autorit që është një prozator shumë i ndjeshëm, që kalon, nga një trishtim në një rikthim të qetë katartik. Proza e saj për pandeminë është aktuale dhe interesante për t'u lexuar. E rëndësishme është fjala e duhur që propozon ky roman për artin e komunikimit dhe shpëtimin shpirtëror, duke e rivendosur fuqinë e fjalës të aftë të ndikojë në fatin tonë dhe të optimizojë ekzistencën tonë. (Bukuresht, 8 mars 2022)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat