Çeku: Shteti ynë do të bëhet me Muze të Artit Bashkëkohor

Kultura

Çeku: Shteti ynë do të bëhet me Muze të Artit Bashkëkohor

Më: 31 maj 2022 Në ora: 19:17
Hajrullah Çeku

"Sot e nisëm edhe një ndërmarrje të madhe në kulturë, shteti ynë do të bëhet me Muze të Artit Bashkëkohor".

Kështu bëri të ditur ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përmes rrjetit social FB.

Sipas tij, ky është një hap tejet i rëndësishëm në zhvillimin dhe promovimin e artit bashkëkohor.

Përveç kësaj, ministri Çeku vlerëson se ky institucion kulturor, përmes veprimtarisë së tij, do të fuqizojë lidhjet dhe pozicionin tonë shtetëror në skenën botërore të artit.

Tutje, ministri Çeku njoftoi për formimin e Këshillit Inicues, për anëtarët që përbëjnë këtë këshill, që, sipas tij, janë artistë e profesionistë të dëshmuar, si dhe për aktivitetin dhe detyrat këtij këshilli, ku, përveç tjerash, “përfshijnë përgatitjen e konceptit programor dhe artistik, e vendimeve për themelim, planit për ngritjen e strukturave të përhershme, konceptit hapësinor dhe arkitektonik të ndërtesës dhe kornizës për koleksionin e Muzeut të Artit Bashkëkohor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat