Rexhep Ferri nderohet me Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi”

Kultura

Rexhep Ferri nderohet me Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi”

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Akademik Rexhep Ferrit është nderuar me Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi”.

Ai u shpreh se me këtë po shpërblehet puna dhe vepra e dikurshme që ka pasur vlerë më shumë se sot.

"Është e vështirë të flasësh për veten kur fillon të mendojë njeriu që është bërë person publik. Krejt çfarë dua të them jam munduar ta shpreh dhe ta lë për ju", është shprehur ai.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se ky vlerësim është më e pakta që mund të bëjnë institucionet shtetërore për figura të shquara.

"Jam shumë i nderuar që sot duke e kujtuar dhe respektuar Muslim Mulliqin, ne të njëjtën kohë respektojmë artistin tonë. Veçantia e ditës së sotme është Rexhep Ferri. Besoj që ky vlerësim, është më pakta që institucionet shtetërore mund të bëjnë për figurat e shquara të vendit", ka thënë ai.

Ndërsa në emër të jurisë, profesor Mehmet Behluli u shpreh se veprimtaria e Rexhep Ferrit shkon krah për krah me zhvillimin dhe rritjen e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat