Vilhelme Vranari Haxhiraj, shkrimtare shumëdimensionale e nivelit evropian dhe botëror

Kultura

Vilhelme Vranari Haxhiraj, shkrimtare shumëdimensionale e nivelit evropian dhe botëror

Nga: Dr.Mujo Buçpapaj Më: 14 mars 2023 Në ora: 22:22
Vilhelme Vranari Haxhiraj

Vilhelme Vranari Haxhiraj, është nderuar me Urdhrin “Mjeshtre e Madhe ePenës”, 2012. Akademike, anëtare e Akademisë Shqiptaro Amerikane të Shkencave dhe Arteve në New York-2018. Ikonë e letërsisë Botërore e përzgjedhur nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Indisë – për vitin 2020. Shkrimtarja Vranari Haxhiraj është vlerësuar me 28 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Autorja është përfshirë nëmëse 26 antologji shqiptare dhe të vendeve, ku është vlerësuar me çmime prestigjioze, në gjuhët përkatëse.

Vilhelmja i ka dhuruar lexuesit 54 libra të botuara dhe disa në botim. Është personalitet i shquar si, shkrimtare, publiciste, studiuese dhe veprimtare në emancipimin e gruas e të shoqërisë që meriton vend të veçantë në kolanën e kulturës kombëtare . (Nga kritika letrare). U lind në Kaninë të Vlorës (8.12.1944), me prejardhje nga familja e princërore e Gjergj Arianitit. Edhe pse e përndjekurnga lufta e egër klasave, me baba e xhaxha të burgosur, të internuar si fis, edhe pse i mohuan profesionin, si dhe i ndaluan diplomimin vetëm për tri lëndë, përsëri ajo mundi të kompletohej me arsim të lartë në UT, dega e shkencave sociale (Histori-gjeografi) me rezultate maksimale. Veçse ia mohuan të drejtën e ushtrimit të profesionit. Vetëm pas vitit 1990 rifilloi profesionin dhe nisi të shkruajë. Në këtë mënyrë realizoi ëndrrat e shuara, shpresat e vrara, gjithashtu gjeti vetveten e humbur në rrjedhat e kohës së vrazhdët.

Vilhelmja është njëra 4-5 femrat e para në vend, që punoi për rrëzimin e diktaturës dhe u dallua si një veprimtare e shquar për emancipimin e gruas dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Është themeluese e Lidhjes Demokratike të Gruias Vlorë. Është formuluese e të drejtave dhe lirive të gruas në demokraci me peticion drejtuar Parlamentit Shqiptar, më, 22.4.1992.

Vranari Haxhiraj është e para femër që ka mbrojtur me forcë liritë, të drejtat e grave e të fëmijëve, njohjen e emigrantëve nga shtetet ku kishin emigruar dhe bashkimin familjar të tyre. Qysh më 1993 ka ngritur zërin për përkrahjen nga politika dhe shteti të Himarës autoktone shqiptare. Përmes një publicistike dinjitoze, ka kërkuar vendosjen e barazisë gjinore, integrimin e gruas dhe të Shqipërisë në organizmat evropiane dhe ato botërore. Këto kërkesa ajo i realizoi përmes publicistikës dhe prurjes letrare në numër dhe cilësi.

Ja si e përcakton krijimatrinë e Vilhelmes, botuesi i krijimtarisë së autores, poeti, shkrimtari, publicisti, analisti i shquar dhe përkthyesi, Dr.Mujë Buçpapa: “Vilhelme Vrana është një penë e fuqishme dhe e veçantë e letërsisë shqipe. Ajo ka hedhur themelet e një profili të qartë autentik si prozatore moderne, duke shëruar shpirtërat e humbur njerëzorë dhe kombin e saj nëpërmjet personazheve, të cilët mbajnë mbi vete fatet e shoqërisë sonë dje dhe sot.

*Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) ka lëvruar disa gjini letrare : poezi, skicë, novelë, tregim, roman dhe pjesë teatrale për fëmijë. *Si publiciste në mediat brenda dhe jashtë vendit, është paraqitur me analiza, opinione, histori, përshkrime dhe intervista. Publicistika e saj botohet në Shqipëri, Kosovë, Angli, Itali, Arbreshët e Italisë, Rumani, Francë, ShBA, Kanada, Suedi, Gjermani, Zvicër, Greqi, Mal i Zi , Maqedoni etj. *Ka përkthyer 3(tri) libra nga gjuha italiane.

*Është e para autore femër, brenda trojeve shqiptare, që u përkthye në gjuhën rumune, kurse tani u përkthye edhe në Greqi. *Duke i dhuruar lexuesit mbi 50 vepra letrare, ese- publicistikë, studime të reklamuara në mediat e vendit dhe të huaja, bija e Kaninës së lashtë nga kritika profesionale dhe nga lexuesi, renditet mes emrave të shquar të letërsisë shqipe.

*Asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi komunist, nuk ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe letrar sa Vilhelme Haxhiraj. Ajo i bëri disa shërbime të rëndësishme letërsisë shqipe:

* Së pari: prishi hierarkinë e emrave letrarë të vendosur në mënyrë të pandershme dhe shpesh mediokre nga kritika e oientuar politikisht. *Së dyti: solli një një pasuri të pafundme origjinale të stilit, frazës, gjuhës, duke prishur uniformitetin e një letërsie standarte gati 50 vjeçare. *Së treti: ajo shndërroi në letërsi vuajtjen e një kombi nën regjimin komunist, duke tronditur nga themelet piramidën letrare dhe psikologjinë që e prodhoi dhe e mbrojti atë

Proza e saj ka përmasat e një drame globale. Përmes saj ajo ka ribërë shpirtin e humbur të njeriut dhe të kombit. “Nëse vepra e Vilhelme Vranari (Haxhiraj) do të ishte përkthyer në gjuhët kryesore ndërkombëtare, atëherë bota do të njihte letërsinë dhe artin e saj tronditës. Veç pa frikë mund të them se proza e saj është e një niveli europian dhe botëror. Unë mund ta vlerësoj shkrimtaren shqiptare Vranari si Herta Mulerin, e cila fitoi çmimin Nobël për letërsinë 2009.

Të dyja këto shkrimtare që e kaluan jetën në “Perandorinë e së Keqes”, siç ka deklaruar Presidenti Regan, kanë të përbashkët jo vetëm persekutimin e gjatë komunist, përndjekjet, burgosjet dhe internimet, por edhe artin e të shkruarit, tematikat dhe personazhet. Dallimi ekziston vetëm në faktin se Herta shkruan në një gjuhë të madhe si gjermanishtja dhe ka pas vetes një shtet si Gjermania. Ndërsa Vranari dallon se vuajtjet e saj janë të tmerrshme, të vazhdueshme dhe rrënuese. Vranarit nuk iu lejua nga regjimi komunist të ushtronte profesionin dhe as të botonte asgjë deri në rënien e tij në dhjetor 1990.”

Pra siç shohim si nga prurja dhe nga renditja e gjinive, por edhe siç e ka përcaktuar Akademik, Prof. dr. Eshref Ymeri(Personalitet i shquar i Labërisë)-ShBA, në referencën e tij: “Kur hyn në universin e fjalës artistike të zonjës Vrana-Haxhiraj, e cila operon me tërë regjistrat e gjuhës shqipe, arrin të kuptosh poezinë e madhërishme të ndjenjave që të kaplojnë, çka bën që shpirti të të mbushet me ngrohtësi, me dritë, apo edhe me një trishtim të lehtë. Herë-herë një revoltë e brendshme të bën të shpërthesh në heshtje me zemëratë: ‘Ç’krim që bëri diktatura komuniste, që kësaj zonje të talentuar ia mohoi të drejtën e shprehjes së fjalës artistike që në rininë e saj?!”

Ndërsa Prof.dr. Fatmir Tereziu “Mjeshtër i Madh”, Londër, shprehet: “Vilhelme Haxhiraj është një shkrimtare erudite, studiuese e publiciste , me një kulturë që shtrihet në kohë dhe hapësirë të pamatë, që renditet mes emrave më të shquar të letërsisë kombëtare dhe më gjerë. Ajo shkruan në të gjitha gjinitë, si në letërsi, gazetari, në prozën e gjatë( roman) e të shkurtër( skicë, tregim, novelë, ese), poezi, satirë, fabulë si dhe një studiuese e mirëfilltë...”

Ka botuar mbi 53 vepra letrare nga të cilat 19 janë romane, 6 janë studime, 9 libra janë për fëmijë dhe tre janë me publicxistikë. Vivra me punë, vullnet dhe me shumë dinjitet ka zenë vend të merituar në kolanën e letërsisë shqipe si romanciere e prozatore moderne. Për arritje të tilla është vlerësuar nga Presidenti i Republikës me Urdhrin e lartë, “Mjeshtre e Madhe e Penës” dhe me “Medalje Ari”, kurse Senati i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, me seli në New York, i dha titullin “Akademike” më, 30 tetor, 2018, me të drejta të plota. Akademia e Shkencave , Letërsisë dhe Arteve Indiane, më, 25 maj, 2020, e vlerësoi me çmim Ndërkombëtar, “Ikonë e Letërsisë Botërore”.

Pas dy librave voluminoz, i pari me ese-publicistikë, me titull “Pa Limit” dhe studimit “” , ajo për fundvitin autorja botoi një vëllim me prozë të shkurtër, ku përfshihen 30 tregime dhe novela. Libri titullohet “Kurth, mashtrim apo vetëmashtrim” një dhuratë e bukur, si aromë pranvere për fillimin e Vitit 2022.

S ot autorja Vivra paraqitet para lexuesit me studimin-sociologji -ese, me titull “Lidhja Demokratike e Gruas Vlorë”, me rasatin e 30 vjetorit të themelimit të organizatës demokratike të gruas mbi baza vullnetare, që u promovohet ditën e themelimit të saj, më, 6 shkurt 2022. Nëpër faqet e librit do të njiheni me një aktivitet të ngjeshur të gryuas vlonjate në kërkim të të drejtave dhe lirive, barazisë gjinore dhe pjesëmarrjes së saj në të gjitha nivelet e politikës dhe shtetit.

Botime të autores:

*Poezi:

-Loti nuk ka faj, 1996

-Të pres, 2000

-Rãdãcinile-Rrënjët, shqip/rumanisht, Bukuresht-2009.

-Sa do të doja-Nacional -2018

-Rikthim në vite (EΠΙΣΤΡΟΦΗΣΤΟΧΡΟΝΟ) (greqisht)

*Prozë e shkurtër: Novela-tregime -skica

-Mamaja, novelë 2000

-Kush e vrau Kaftanazin (skica, tregime, novela, (2001)

-Rrugë pa kthim -(skica, tregime, novela),Toena, 2009.

-Mamaja, -novelë në gjuhën Rumune- Bukuresht -2011

-Çmimi i Dualizmit, -novelë, Nacional-2012

-Një mall i pashuar, novelë, Nacional-2014,

-Dashuria plagoset..., por nuk burgoset-ShB Nacional-2016

-Simfoni shpirti- skica letrare, Nacional,2018

-Legjendë…, apo e vërteta e një dashurie hyjnore?!-Nacional,2018

-Kurth, mashtrim e vetëmashtrim- Tregime-novela-Nacional,2021

*Romane:

-Dhembje nëne, Toena,1998

-Jetë në udhëkryq, Toena,2001

-Ringjallur si Krishti,Toena, 2002

-Amanti i Arbërisë, Toena, 2003

-Rrëfim në të perënduar, Omska,2007

-Unaza e Prangosur, Extra-2008

-Zonja me karafila të bardhë, 2009

-Dritëhijet e medaljes…enigmë, 2010, ShB Nacional

-Vonë tejet vonë, 2011- ShB Nacional ,2010

-Ankthi i së Vërtetës, botoi -2011- LULU-USA-2011

-Rikthim i Ismail Qemalit, botoi Lulu-USA-2012

-Rikthim i Ismail Qemalit-botimi i II- Sh.B.Nacional-2012

-Ankthi i së Vërtetës, botoi - botimi i dytë, Sh.B.Nacional-2013

-Bashkë në dashuri dhe atdhetari -ribotim- Bukuresht 2014

-Loja e mëkatit-roman-Sh.B Nacional-2015

-Unikale – roman- Sh.B. Nacional-2015

-Gjuha e zemrës- romn ShB Europrint- 2023

*Trilogji

-Prolog Jete, roman I,Toena, 2007

-Vështroni Meduzën, roman II, Toena, 2005

-Dilema e së Nesërmes, roman III, Toena, 2006.

*Ese-Publicistikë :

-"Pa Titull” - libri I, ShB Nacional-2011-

-“Pa koment”- libri II-të- ShB.Nacional-2016

-“Pa limit”-Libri III,Sh.B.Europrint, 2021

- “Kështu ndodh”ç libri IV, Sh.B.“Europrint, 2023

*Studime :

-Bashkë në dashuri dhe atdhetari-studim-Bukuresht 2012

-Rrugëtimi filozofik i Prof.Dr.Isuf Luzaj.SHB.Nacional-2017

-Tradhtia e madhe ndaj Kombit, Nacional- 2018

-Elitat e Mohuara...,Krenari Kombëtare-ShB.Nacional-2019

-Autoktonia e Shqipërisë Jugore., Enigma e Shekujve- Nacional Tiranë,2020

-Kanina e Lashtësisë dhe Princi Gjergj Arianiti, ShB.Nacional, 2021

-Lidhja demokratike e Gruas, Vlorë-

*Letërsi për fëmijë:

-10 Fabula,Toena, 2000

-Bëmat e Dhelprës fabula, Toena, 2002

-Ne jemi lulet e jetës- fabula,Toena, 2003

-Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj,përralla, Extra-R,2008

-E dini se ç’emër kam?! -Fabula e gjëegjëz, Extra-R,2009

-Përrallat e vendit Blu,cikël me përralla:

-Kuçedra dhe Dragoi -libri i I- përralla, 2010-ShB Nacional

-Xhuxhi dhe Gjiganti -libri i II-përralla,- 2011- ShB Nacional

-Shoku im arushi-përralla - 2013- ShB Nacional

“Genti, Mbreti Ilir i Ardianëve”-Roman historiko-fantastik për fëmijë- 2022

- Ribotim- Genti, mbreti Ilir iArdianëve- 2023

*Në botim:

*Të pathënat e jetës-prozë e intervistuar;

*Sikur të- roman

Vo;Krijimtaria e Vranarit është përfshirë në 24 -25 antologji. Veç atyre me autorë shqiptarë, është përfshirë në antologji italiane, arbëreshe, Mal i Zi, Kosovë, Vushtrri, Rumani, shqiptaro-rumune, Angli, Suedi, Greqi, etje, që janë në shqip apo gjuhët e vendeve përkatëse.

Vlerësime,çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Vilhelme Vranari Haxhiraj është vlerësuar me 29 çmime

*Me Kupën e Argjendtëvlerësuar ngaLidhja Demokratike e Gruas Shqiptare, me kryetare znj.Marieta Pronjari, si nismëtare e Demokracisë dhe luftëtare për emancipimin e gruas e shoqërisë,dhe si autore moderne e bashkëkohore.-janar 2000/

*Çmimi “Petro Marko”(2006),/

*Çmimi “Poezia e mir’interpretuar”, (2007),/

*Çmimi “Protagonist i vitit 2008”, /

*Çmimi I “Nd/kombëtar” Gj. K.Skënderbeu”, Torino (Itali -2009),/

*Çmimi “Mirënjohje e Lidhjes së Prizrenit” (Kosovë, 2009),/

*“Pension i Posaçëm”, akorduar nga Qeveria shqiptare për prodhimtari & nivel artistik-2009/

*Çmimi “Personazh i Vitit 2009” Sondazh i medjave;

*Çmimi “Mirënjohje e Kaninës” -2010, /

*Çmimi “Mirënjohje e Klubit Drita” (Athinë, 2010), /

*Çmimi “Mirënjohje e Vlorës” me Medalie Argjendi (2010),/

*Çmimi i “Karrierës” konkursi letrar në Prozë (2010),/

*Çmimi I Nd/kombëtar- Mal i Zi” (2011),/

* Çmimi III” për romanin “Vonë tejet vonë”-2011;

*Çmimi "Mirënjohje e Arsimit Shqiptar" -7 mars 2012 (në 100 vjet Pavarësi)

*Vlerësohet me Urdhrin "Mjeshtre e Madhe e Penës"& “Medalje Ari” nga Presidenti i Republikës,”- 27-6-2012 (në 100 vjet Pavarësi Kombëtare)

*Çmimi "Mirënjohje e Bukureshtit”për 100 vjetorin e Pavarësisë -28 Nëntor 2012

*Shpallet "Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë" në 100 vjetorin e Pavarësisë

*Fituese e çmimit “Premio internazionale di Poezia” -Firence- Italia -2010-2012. E vetmja autore shqiptare mes 205 autorëve nga e gjithë bota që përfshihet në antologjinë botërore të 3 viteve (2010-2012);

*Çmimi “Pena e Kristaltë” në Suedi-14 Mars, 2014/

*“Personalitet i Shquar i Labërisë”nga Sh.A.K Mbarëkombëtare Labëria, më 4-10-2014, /

*“Çmimin e Parë Internacional”-Suedi-28 mars 2015;

* “Çmimi i Karrierës »-nga ShB Nacional-2016;

* “Çmimi i Karrierës »-festivali « pranvera poetike Durrës » -2017;

* Merr titullin “Akademike” nga Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave & Arteve, me seli në (New York) 30 tetor, 2018;

*Nderohet me Emblemën Diplomatike të Durrësit nga Bashkia Durrës, 24 tetor, 2019

*Çmim Nd/kombëtar të Merituar- Kalabri- Itali, 2020/

*Çmim Nd/kombëtar, “Ikonë e Letërsisë Botërore” nga Akademia e Shkencave, Letërsisë dhe Arteve Indiane, 25 maj, 2020

*”Presidente Nderi e LDGSh”si themeluese Gruas demokratike me rastin e30 vjetorit të LDG,Vlorë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat