Karvani i shkrimtarëve për fëmijë "Agim Deva" meriton përkrahje shumë më të madhe

Kultura

Karvani i shkrimtarëve për fëmijë "Agim Deva" meriton përkrahje shumë më të madhe

Nga: S.Zogaj Më: 15 mars 2023 Në ora: 13:58
Fotografi-kujtim nga vizita në Fushë Kosovë më 2004

Në shenjë perkujtimi dhe nderimi ndaj shkrimtarit Agim Deva, i cili me dashuri e përkushtim pos rreth 100 titujve librash letrarë, e ka krijuar edhe manifestimin letrar "Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë", që për çdo vjet niset më 7 mars, në Ditën e Mësuesit, për të vazhduar me aktivitetin e tij deri në mbarim të vitit shkollor.

Nga viti 2009 Karvani udhëton pa Agim Devën, por me emrin e tij, që përfaqëson njërin nga poetët më të mëdhenj për fëmijët shqiptarë të fillimshekullit 21.

Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë Agim Deva. që është manifestimin tradicional më i madh dhe më i rëndësishëm letrar jo vetëm për fëmijët e Kosovës, sivjet u nis ngatubimi madhështor i nxënësve dhe arsumtarëve të shkollë fillore “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë, mirëpo sa do të mund të udhëtojë mbetet të shihet, sepse, pa ndihmën e instutucioneve përkatëse të Kosovës e ka vështirë të realizojë funksionin e vet fisnik, që ka përbrenda frymën e shenjtë të artit letrar, që përmes Karvanit e kanë kultivuar dhe përhapur penat e bekueme, tash në amshim: Rifat Kukaj, Odhise Grillo, Agim Deva, Rexhep Hoxha, Qamil Batalli, Gani Xhafolli, Zejnullah Halili, Hasan Hasani, Shkëlzen Zalli etj. të cilët edhe pse në amshim janë zë i fuqishëm i këtij manifestimi, që aktualisht po e shprehin poetët: Ibrahim Kadriu, Xhevat Syla, Jonuz Fetahu, Erina Rrahmani, Avdi Shala, Xhemë Karadaku, Kismete Hyseni, Shefqete Gosalci, Berat Batiu e të tjerë që po bëjnë të pamundurën për të mos e lënë të shuhet tradita 23-vjeçare e manifestimit më të madh letrar për fëmijë në Kosovë, që ka reaëizuar mbi 2000 takime letrare në të gjitha hapësirat shqiptare, duke arritur edhe në fshatrat më të largëta të vendit!

Është për keqardhje prandaj fakti që Ministria e Kulturës në vitin 2022 Karvanin e la jashtë listës për financim, duke injoruar rreth 70 takime letrare me mbi 7000 pjesëmarrës që jo vetëm e kanë mirëpritur por me konsideratat më të larta vazhdojnë të kërkojnë që Karvani të mos i anashkalojë asnjë vit!

Sa për ilustrim, po theksojmë kërkesën, tani për tani, të Shkollës "Don Boskko" në Prishtinë, të tri shkollave në Prizren, dy në Peje dhe në Opoje e në Kukës! Ministria e Kulturës dhe ajo e Arsimit, nëse vërtet duan veprime të dobishme zhvillimore, nuk është mirë të mos amgazhohen dhe të kontribuojnë që Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë "Agim Deva" të ecën përpara.

PS: Fotografi-kujtim nga vizita në Fushë Kosovë më 2004: të ndjerët Agim Deva, Gani Xhafolli dhe Hasan Hasani, në shoqërim nga poetët Ibrahim Kadriu, Xhevat Syla, Shefqete Gosalci dhe mikëpritësit në F.Kosovë: Nurie Avdiu, drejtoreshë komunale e kulturës, nënkryetari i komunës, piktori Sabit Hykolli (i ndjerë) dhe kryetari i komunës S.Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat