Panairi i shkollave profesionale, nxënësit prezantojnë projektet e tyre

Kultura

Panairi i shkollave profesionale, nxënësit prezantojnë projektet e tyre

Më: 28 prill 2023 Në ora: 15:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Durrës u zhvillua panairi i shkollave profesionale, ku nxënës të ndryshëm shfaqën punimet e tyre. Panairi u organizua nga shkolla e mesme profesionale “Beqir Çela”, e cila do të jetë shkolla e parë që akreditohet në këtë profil.

 “Ndryshe nga vitet e tjera panairi është konceptuar si panair i hapur por e kemi parë të udhës ta zgjerojmë edhe më shumë”.

Nisur nga ideja për të punuar tokën dhe kursyer fuqinë punëtore të krahut, Petrit Bardhi, nxënës në shkollën profesionale “Beqir Çela”, ka prezantuar në këtë panair mjetin motorik “Rojosam” të ndërtuar prej tij.

Kemi mekanizmin që është me gjenerator. Toka mund të punohet rreth 25 cm. Punon për toka të lehta dhe sera”, shprehet një nxënës.

Një pishinë me sistem ngrohje me panele diellore, është një tjetër punim i nxënësve.

Mund ta përdorim në kohë me diell, kjo e ngroh dhe ujin.”

Miniaturën e një vile, ku demonstrohet sistemi i ngrohjes radiale në dysheme, makina, etj ishin të tjera projekte që u prezantuan. Por cilat janë degët profesionale më të kërkuara dhe ato që po shkojnë drejt zhdukjes?

Departamenti i mekanikës së përgjithshme që normalisht përfshin disa degë  që janë saldatura, torneria etj.”

Degët që kanë zgjedhur nxënësit në arsimin profesional mbeten nga më të kërkuarat në treg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat