Doli nga shtypi libri “THESAR KOMBËTAR”

Kultura

Doli nga shtypi libri “THESAR KOMBËTAR”

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 10 maj 2023 Në ora: 13:56

Qëllimi më madhor i SHSHASHS-së është që me angazhimin, veprimtarinë dhe publikimin e veprave letrare, artistike dhe publicistike t`i shërbejë, në radhë të parë atdheut e kombit, historisë, letërsisë e artit me ngjyra kombëtare, por edhe gjithë njerëzimit. Secila vepër dhe krijim artistik ose publicistik i këtillë është një thesar kombëtar. SHSHASHS do të përpiqet që tërë këtë thesar ta botojë dhe ta bëjë të njohur për lexuesit e sotëm, por edhe për gjeneratat e ardhshme. Prandaj, këto botime SHSHASHS i ka quajtur “THESAR KOMBËTAR”.

Deri më tani janë këto qytetete dhe komunat për grumbullimin e materialit arkivor, janë përfshirë: Borås, Båstad, Falun, Göteborg, Hyltebruk, Hässleholm, Laholm, Landskrona, Lundegård, Lättarp, Smedjebacken, Uddevalla, Ängelholm, Vetlanda, Jönköping-Råslätt, Överum, Gulspång, Norrköping, Svenshögen, Stockholm, Malmö, Jokkmokk, Marks, Dals-Ed, Falkenberg, Perstorp, Höör, Hulsfred, Valdemarsvik, Traryd, Strömsnesbryk, Falköping, Köping, etj.

SHSHASHS-së, konform statutit të vet, është e hapur për bashkëpunim me individë, institucione, asociacione, shoqata nga Suedia, nga e tërë Evropa, nga të gjitha kontinentet, nga e tërë mërgata jonë si dhe nga të gjitha trojet etnike shqiptare. Është synim i SHSHASHS-së që në botimet e saj të përfshijë sa më shumë vlera të këtilla.

U shtyp në shktypshkronjën ”Printingpress” Prishtinë.

Me respekt: Administrata e Shoqatës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat