Behar, bestar i besës

Kultura

Behar, bestar i besës

Nga: Zymer Mehani Më: 21 maj 2023 Në ora: 10:36
Dëshmorit Behar Begolli, në përvjetorin e rënies, 21 maj 1999

1.

Behar, Feniks Lirie

Plumbat e pushkës sate

I ngule në gjoks

Të një shekulli të harbuar

E sërish i murove

Në bedene të kalasë shqiptare

Ata plumba

Natën e shndërruan në ditë

Skëterrën në dritë

E ti me fuqinë tënde

Me pushkën çlirimtare

Në tënden dorë

E këndove këngën e shekujve

Me zjarr në kraharor…

E unë poeti vetë

Poezinë po ta shkruaj

Se trimërinë tënde e ndjej

Në zemër e në t’mitë dej

Behar, bestar i besës

Yll që s’bie, as fikesh

Simbol i lirisë dhe i shpresës

2.

Behar,

Zoti të pat bekuar

Ta luash lojën tënde

Në zjarrin e flakëruar…

Behar,

Zoti të pastë shpërblyer

Që u hudhe në vallen

E Lojës së Pakryer…

3.

U betove

Në bukë e në kripë

Në gur e në dru

Se do ta vrasësh ujkun…

Pas betimit

Lindën të papriturat

Se furtuna s’pushonte

E ti deshe

T’i ktheheshe pranverës

Si zgalemi i erës

Edhe pse ike fare

Na solle Pranverën e Madhe…

4.

Ta shkruaj fjalën e vargun

O Lis i Malit Tim

Diellin e ke prekur

Ti, o majeprehtë

Se bukën nëna jote

Ta pat ngjyer n’kripë

Edhe ujin me grushta

N’krua e pate pirë

Se ti, Shqipe mali

Deshe t’rrosh i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat