Vështrimi rreth veprës poetike “Shkronjat flasin” të autores Mirvete Mexhuani

Kultura

Vështrimi rreth veprës poetike “Shkronjat flasin” të autores Mirvete Mexhuani

Fatmir Halimi Nga Fatmir Halimi Më 22 qershor 2023 Në ora: 23:52
Kopertina

Libri poetik “Shkronjat flasin” i poetes Mirvete Mexhuanit vjen para lexuesve tanë si një buqetë me lule në këtë muajin e qershorit, muajin e fëmijëve. ‘Shkronjat flasin’, në njëfarë forme është një traktat arsimor me fatosat e klasave të para të shkollave tona, pasi që libri është konceptuar dhe është i ndërtuar mbi alfabetin tonë, duke filluar nga shkronja A deri te shkronja Zh.

Ky libër e pasuron bibliotekën tonë, e zbukuron pamjen dhe e shton koloritin e fjalës së bukur artistike. Vetë titulli ‘Shkronjat flasin’ është determinues dhe intrigues për lexuesin dhe për dashamirin e shprehjes artistike, që nënkupton se kemi të bëjmë me një vepër poetike që shpreh plot ndjesi, plot dashuri për fëmijët, për nxënësit, për mësuesit, për familjen dhe për individin, që është i lidhur me shoqërinë tonë sot. Në këtë veprën kemi poezi të ndërtuara me një stil të veçantë, me një gjuhë të kuptueshme për secilin nxënës e fëmijë dhe për secilin lexues, për arsye se këto poezi janë burim nga shpirti i autores, janë poezi të mbushura me plot dashuri, për temat që i trajton.

Te poezia e Mexhuanit, vërehet se ajo ka punuar me përkushtim përsa i përket anës estetike dhe artistike. Secila shkronjë dhe secila poezi është metaforë më vete, dhe secili varg ka mbingarkesa klasike, të cilat shprehin realitetin dhe botën e fëmijëvë përgjithësiaht.

Përveç metaforës, poezitë e saj kanë edhe elemente përkushtuese, ku përjetimi përkushtues më së miri shprehet te poezitë si: Automobili, Babi Çanta, Dhelpra, Hëna, Iriqi. Kukulla e shumë të tjera. Prandaj për të sqaruar më shumë do të marrim disa shembuj konkret të vargjeve të saj:

Automobili

Automobili me katër rrota
ngadalë niset nga porta
pastaj vrapin merr
njësoj dritë e terr

Prandaj bëjmë kujdes
rregullat t'i mësojmë
vetëm në vendkalime
rrugën ta kalojmë...

Babi

Babi më do shumë
dhe unë e dua,
unë s'mundem pa të
ai s'mundet pa mua.

Ai kujdeset fort
e unë e dëgjoj
i lutem, Zotit
gjatë të jetoj...

Duke e parë veprën si tërsi, tipologjia e saj si shprehje e gjuhës artistike, si metaforë dhe si simbol ka figurën e nxënësit, pra të fëmijës, të botës së tij, botën e bendshme, ëndërrimet për të ardhmen, jetën e përditshme dhe lojërat:

Cirku

Kur shfaqet një cirk
unë shkoj me vrap
po sa të përfundoj
pyes kur ka prapë

Aty shumë u kënaqa
Ishte mrekulli
Lozëm, e kënduam
Zura shumë shoqëri.

libri poetik “Shkronjat flasin”, vërehet gjuha e pastër, letrare e standarde, e çliruar nga zhargonet, krahinizmat, apo edhe nga dialektizmat.

Autores i uroj të mos ndalet së shkruari, që edhe në të ardhme të na sjellë poezi me kaq ndjesi e frymëzim të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat