Dy projekte të subvencionuara nga Qendra Kinematografike e Kosovës do të kenë premierën në Dokufest

Kultura

Dy projekte të subvencionuara nga Qendra Kinematografike e Kosovës do të kenë premierën në Dokufest

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Dy projekte të subvencionuara nga Qendra Kinematografike e Kosovës do të kenë Premieren Kombëtare ne Edicionin e 22 të Dokufest.

Filmi “Hana e Re” dhe filmi “Prishtinë 2002” do të kenë Premieren Kombëtare ne Edicionin e 22 të Dokufest.

Filmi “Hana e re” është në garë për filmin më të mirë të shkurtë në kategorinë Nacional.

Filmi trajton rrëfimin e katër shoqeve, te cilat në një udhëtim të menduar për qejf, zbuojnë të vërteta për njëra tjetren.Ky film është prodhim i shtëpisë filmike Kanape, me skenar dhe regji të Jehona Berisha dhe producent Jetmir Zenelaj.

Ne rolet kryesore janë: Rozafa Çelaj, Era Balaj, Blerta Ismaili, Qëndresa Jashari. Filmi i metrazhit të shkurtër “Prishtinë 2002”, me regji të Trëndelina Halilit dhe producent Ermal Gërdovci është gjithashtu në garë për filmin më të mirë të shkurtë në kategorinë Nacional.

Filmi rrëfen historinë e një adoleshenteje, e cila priret të transformojë vetveten, për t’i bërë përshtypje shoqes së saj të ngushtë. Në rolet kryesore janë: Hana Limani dhe Rrezarta Haziraj. Edicioni i 22-të i DokuFest do të mbahet me 4-12 gusht, 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat