Paradoks apo çmenduri?!

Kultura

Paradoks apo çmenduri?!

Nga: Ramadan Reshitaj Më: 2 shtator 2023 Në ora: 16:30
Libra

NË KLASËN E PARË TË FILLORES - 18 LIBRA!!!

Në Kosovën tonë ndodhin paradokse të barabarta me çmenduri!

Në vitin shkollor që sa po filloi, nxënësit e klasës së parë të shkollës fillore, do ti kenë 18 libra!!!

Mirë po lexoni 18 libra!!!

Nuk besoj se ndokund në botë fëmija që nis klasën e parë ngarkohet me kaq shumë libra!

Unë nuk e di se kush ka vendosur kështu. Cili i mençur, cili pedagog apo profesor mendon se nxënësit të klasës së parë i nevojiten 18 libra. Thjeshtë mendoj se ky është bisnes i pandërgjegjshëm!

Nga këta "pedagogë", me siguri, me shumë libra janë të ngarkuar edhe nxënësit e klasëve të tjera!

Edhe çmimet janë shumë të larta. Të papërballueshme për prindërit.

Dikur, në klasën e parë, kishim vetëm një libër, Abetaren, por në fund të vitit dinim të lexonim, dinim të shkruanim, dinim matematikën e thjeshtë.

E sot rezultatet në arsim janë të dobëta. Të mos themi më të dobëtat në rajon e në Evropë.

Mosni more, mosni kështu! Mbildhni mendët dhe kthjellohuni! Shkolla nuk është bisnis me të cilën dikush duhet të pasurohet!

Këto foto sot i bëra në Suharekë. Me prindërit që bisedova ishin të shqetësuar, me drejt.

Kah po ecim kah po shkojmë?! Çmenduria nuk ka kufinjë. Dikush duhet të turpërohet, të përgjigjet, të dënohet....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat