Hallkë në vargonin e rezistencës kombëtare

Kultura

Hallkë në vargonin e rezistencës kombëtare

Nga: Ismail Gashi Sllovia Më: 3 janar 2024 Në ora: 18:31
Adem Demaçi

Një vepër publicistike e Selatin Novosellës, kjo  është vepra e tij e katërta e këtij lloji nga opusi I veprave publicistike që,  trajtojnë ngjarjet e rezistencës   sonë kombëtare në gjysmën e dytë të shekullit/20/që, po mbaron këtë milenium. Memoarët e  veteranit Kadri Halimi, plotësojnë hapësin e panjohur të këtij moti rezistues, të cilat këto ditë patëm rastin t’i lexojmë në vazhdime, të botuara në të përditshmen “Bujku”,ish Rilindja, ku Aliu trajton periodën e pasluftës. Kurse, për ngjarjet e vitit 1968, pos veprës së Selatin Novosellës, botoi po më 1994, një vepër version të posaqëm,  edhe veprimtari veteran çështjes kombëtare, Adil Pireva, Pjesëmarrës dhe organizator i Demonstratave të Nëntorit 1968, bashkë me Novosellën dhe bashkëveprimtarë të tjerë. Me gjitha këto vepra, pas më pak se tridhjetë vjetësh nga botimi, janë vetëm bazament për këtë të historinë tonë të afërt, por jo edhe fort të njohur, e deri tash fare të shkruar për lexuesin kurreshtarë dhe masën tonë të re.

Vepra “Kosova ‘64”, përfshinë një kohë të shkurtër, por dendur të ngarkuar me ngjarje e përjetime kombëtare. Kohë me të ciklën shqiptarët në Kosovë e më gjërë, të viseve të mbetura jashtë atdheut,  përjetuan  peshën e rëndë të trysnisë sllave. Gjithnjë me qëllim të ndrydhjesë së ndjenjave dhe krenarisë kombëtare. Kur individi me ndërgjegje e vetëdije kombëtare përjeton peshë të rëndë në shpirtin personal, kur ai shihte vuajtjet dhe përjetimet marramendës shtypse mbi kurrizin e populit të tij. Këtu, lindwte betimi I vetëflijmit të individit dhe vetëm me këtë vetëflijim e bëne veten për të paraqitur rezistencën e mohimit të dhunës, dhe për ngritjen e vetëdijes kombëtare shqiptare Vepra është e strukturuar në dhjetë kapiuj, ku në vija të trash, shtrohet në rrafsgin kohor dhuna, rezistenca, vetflijimi dhe ngritja e vetëdijes kombëtare, si tipare të ndërgjegjes dhe logjikës së natyrshme. Shtrohet në rrafsh mesazhi folës të kohës, prej Lidhjes Shqiptare  të Prizrenit, e përmbyllet, si jo fort zakonshëm, por del në rrafshin artistic, me këngët e  14 poetëve, veprimtarëve dhe heronjëve të ngjareve për të cilat shkruahet. Në gjashtë faqe të fundit shkruhen emërat e veprimtarëve të sakrificës të kësaj Levizjeje LRBSH-së. Autori edhe vet pjesëar i kësaj Levizjeje. Çmon e respekton lartë njeriun e sakrificës, mu për ate, veprën ua përkushton,”Atyre që bimën e zemrës ia falin atdheut”. Vepra  është e mbushur plotë me data, personalitete vepruese, plotë me veprime praktike e fakltografi bindëse, që plotësojnë një hallkë të rezistencës sonë, në një kohë  relativisht të shkurtër,por shumë të ashpër e në shkallë të egër dhune. Kjo hallkë ndërlidh të  shkuarën nga Lidhja e Prizrenit, Shpalljen e pavarësisë 1912, Vendimet shpirtërore të së drjetës historike, kombëtare e njerëzore të Bujanit. Luftës kundër fashizmit, me qëllim të bashkimit kombëtar, ku përvoja historike përjeton kulmin e tradhtisë. Në vazhdim, Novosella shkruan për Lidhjen e Dytë të Prizrenit,,rezistencën e Shaban Polluzhës,,kur masakrohet populli shqiptar nga kualicioni komunist e çetnik të rehabilituar, shpalljen e  gjendjes ushtarake, e cila nga atëherë, kurrë nuk u shpall e hjekur. Kur  u ndoq e u likuidau Komiteti Nacional Demokratik shqiptarë NDSH-ja, kur krijohet dhe muroset kufiri mbrenda  vetë shqiptarëve, ose kufiri shqiparo-shqiptarë.sic e quajmë tradicionalish edhe tash, kur për shqiptarë privohet çdo e drejtë, deri në zhdukjen fizike. Kur përtriten kontratat me Turqinë për shpërnguljen e shqipptrëve, kur komunistçt sllavç kryenin shtypje të hapur me organizimin e “Aksionit për mbledhjen e armëve”, në dimrin e  1955/56 me të cilin shqiptarëve, ua thenin fizikisht kokën,  shpirtin dhe shpresën e shpëtimit duke i dërgua dhunëshëm në Turqi. Në këtë pozitë të rëndë, duhej të dilte një forcqë shpirtërire që shpëton. Në këtë kohë e mot të sertë, që të kthen forcën shpirtërore e kombëtare për të drejtën elementare njerëzor. Këtu, këtë  kohë e rrethanë, doli Bacë Adem Demaçi. Adekuat, pas daljes nga burgu ishte potecial dhe autoritet kombëtar me aftësi, gjeturi  dhe virtyte kapitale për kohën dhe momentin historik, t’ju bëjë apelin bashkëkombasve, bashkëmendimtarëve, dhe atyre që, për çështje të atdheut dhe popullit, dijnë të veprojnë e punojnë,  të ngrisin ndërgjegjen, duke treguar se, atdhetari i denjët, del atëherë , kur edhe  koha është e denjët për të vepruar denjësisht. Bacë Adem Demaçi, tubon rreth vedi, organizon kudo e ku duhej veprimtarë të denjë për shenjëtni kombëtare. Këto veprime detyrojnë kreun të vejë gishtin kokës duke shikuar pa syve vetëdisimin dhe vrejtjen e ndërgjegj-jesë kombëtare shqiptare. Përkundër, ndjekjes dhe burgosjes më 1964 veprimtarët e kohës edhe më bindshëm do të veprojnë dhe me pjekuri  më të lartë, do të organizojnë  më 27 Nëntor 1968 demonstrata që, me gjakun, mundin dhe këmbëngulësinë e tyre, detyrojnë pushtetin të plotësojnë kërkesat e tyre, Univerzitetin, Flamurin Kombëtar dhe Kushtetutën. GJithnjë duke lënë anash, kërkesën vitale dhe kryesore, atë të drejtën  univerzale kombëtare për Republikën e Kosovës, duke u munduar me gjithë aparatrën e sistemit administrative  shtetërore, edhe me njerëzit  tanë nga rradha shqiptare, të shtrresuar në administratën dhe pushtetin komunist, të mohojnë mundësinë e realizimit të republikës si mundësi jo reale, kërkesë të tepërt dhe nacionaliste. Kjo kërkesë shqiptare lëkundi themelet e Jugosllavisë titiste më 1981. Futi në lëvizje proceset demokratike në Evropë, këtu zunë fill rrugët paqësore për liri fizike, kombëtare e mendore, e mbi të gjitha, nga këtu zunë fillet e lirisë në organizimin politik. Këtu shqiptarët dhe Kosova marrin emër, formuan partit politike, aprovuan Deklaratën Kushtetuese, Kushtetutën për Republikën e Kosovës, Referendumin dhe kryen zgjedhjet e para të lira parlamentare e presodenciale dhe demokratike. Zyrtarizuan opinionin dhe kërkesat në nivelin ndërkombëtarë, duke ngritur çëashtjen në shkallën më të lartë që ka mund të nritet gjatë historisë deri sot.

 “Kosova ‘64” është hallkë përipetish për liri. Në këtë vepër herë pas here e për së  afërmi,, na ofrohen ngjarjet dhe argumentët bashkë me heronjët  e kohës. Këtu  informohemi për përjetime dhe ndodhi tmerruese, të cilat i  përjetuan individët dhe I barti populli  deri në mbytje, si : Fazli Grajçevci. Këto kohëra sot i kujtojmë, ata që i përjetuan, të cilët deri në këtë kohë I mësonim tinëzisht, por me kurreshtje e pjekuri të lartë, Sepse, nuk kishim të drjetën e publikimit. Këtë kohë e dëshmojmë me vuajtje, mund e përjetime të idhëta,po dhe krenare. E përjetojmë me dankat e plagëve tona, ende të venerueshme, e ndjenja të ndrydhura, me shpirt të guximshëm e kurriz të dërmuar, por gjithnjë  vertikal dhe të drejtë. Ishim të ngulfatur që, mos t’i themi e as t’I tregojmë vetvetës, atyre që ishin me ne, e as brezit që lindën pas vitit 1964. Si çdo levizje, edhe kjo humbi, ata kushtimish të themi, më të guximshmit, më rrezistuesit, ata më këmbëngulësit. LRBSH-ja  humbi poetin e patriotin Fazli Grajçevcin, mësimdhënësin Hilmi Rakovicën, e më vonë edhe  poetin Rexhep Elmazin, atdhetarin Ahmet Haxhiun, gjithnjë në vepër dhe në aksion patriotik.  Dhuna është, njolla e së drejtës, e keqja e lirisë dhe pengesa e rezistencës. Zëri  I ndërgjegjjes kombëtare kall strallin e organizimit të Lëvizjes, duke sakrifikuar  në kohë të caktuara e vetëflijuar në momente të rrezikimit për ta ruajtur shpirtin dhe kokën, jo vetëm nga pushtetmbajtësit sërbë, por edhe nga një kategori shqiptarësh besnik e të dëgjuar të pushtetit dhe për pushtetin parazit, të cilit verbërisht i shërbenin, duke kryer  vepra të liga dhe në dëm të popullit të vetë dhe në llogari të pushtetmbajtësve të huaj,  Çështja shqiptare, si çështjje kombëtare, ishte ndaluar e kodifikuar me ligje të rrepta sansionuese. Andaj, ata shqiptarë që merreshin me këto veprimtari kombëtare atdhetare, çështjen e shenjët, kishin namin dhe bekimin e  popullit. Pushteti antishqiptarë, mundohej t’I izolonte, t’ua  shuate emërin, mos të dëgjohej zëri I kushtrimit dhe emëri i tyre. Këtu qendronte kategoria e njerëzve me tipare më të larta të sakrificës për çështjen kombëtare, shpërthen bllokadën, e then gënjeshtrën false për lirinë e premtuar. Bartësitë e kësaj Levizjeje, sa të arsyeshme, aq edhe reale, të domosdoshme dhe , e të drejta, dëshmojnë këtë qendrim në përcaktimet demokratike në statutin e Lëvizjes. Që në nenin e parë, kodifikon një të drejtë gjenerale gjithnjerzore, për të drejat e popujve për vetëvendosjen e jetë të lirë. Ky paragraf juridik, përkon me të gjitha të drejtat ndërkombëtare,për të drejtat e popujve. Andaj, kësaj Lëvizjeje patrotike e demokratike shqiptare, vetëm sa mund t’I jepet epiteti ndërlidhës në rrafshin kuptimor e kohor. Kërkesave dhe ngjarjeve shqiptare në këtë hapësirë e rrethana specifike të raporteve shoqërore.

Vepra”Kosova ‘64”, hap burime të freskëta frymëzimi e motivimi për shtjellime e hartime të veprave të reja analitike nga historia kombëtare shqiptare. Këtu, historianët mund t’ju hyjnë punimeve për studime serioze për këte kohë  të turbullt dhe me ngjarje, sa humne çlirimtare. aq edhe të rënda, trishtuese dhe antinjerëzore. Kjo vepër duhet t’i motivon poetët, etrarët, dramaturgët e kineastët, si dhe artistët dhe krijuesit të tjerë Të cilët për këtë kohë  dhe këto ngjarje, kanë obligime të bëjnë studime e të nxjerin vepra me vlera të larta artistike e shkencore. Kurse, vetë pjesëmarrësit e këtyre ngjarjeve, heronjët e kësaj kohe, të cilët për fat, shumica janë të gjallë e mirë në jëtë, janë vital e kreativ. Kanë për detyrë që, në formë kujtimeh, ditarësh e monografish, portretësh, apo edhe forma të tjera publicistike krijuese, artistike e shkencore. Të ndriqojnë këto ngjarje, bartësit e tyre  dhe kohëra e këtij  “moti të madh”. Këte duhet ta bëjnë për hirë të së vertetës, obligimit moral e kombëtar dhe kujtesës së lavdishme historike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat