Plot të tjerë

Kultura

Plot të tjerë

Nga: Xhelal Hoxha Më: 14 janar 2024 Në ora: 09:39
Xhelal Hoxha

Valentini, Romeu, Xheku e shumë të tjerë...

Duke sakrifikur për dashuri në vende të ndryshme

Pa i kursyer as jetët e tyre me shumë vlerë e nder

Kishin pas vdekë dikur këta që të gjithë:

Për  dashuri e me dashuri për herë...

“S’i duket të gjithëve na lidhë diçka e fortë , me ata të ri”...

Gjithashtu,  edhe Ne dikur më heret ishim  bukur kreativ

Që kishim e rrinim me shumë shokë të mirë në rini

Drejtën  me j’ua thënë: “Komplet ishim s’i fort naiv “

Dhe n’këtë drejtim, “ishim si axhami, dhe s’kishim  fort njohuri”...

Mirëpor mandej më vonë, duke shkuar si kah pleqëria...

Diqysh si kurgjysh, po na merrën ment “nga mëria e gjelozia”

"Njëtrajtshëm  po themi tani:Sikur ta kthenim kohën e vjetër

S’kishim me lanë n’ara pa i marrur, asnjë shalqi e pjepër”...

Thonim dikur: Një ditë që të gjithat, doti mësojmë e kërkojmë

Të mos na mbetët merak, n’këtë jetë të rreme asgjë e jonë...

Për hirë të mirësisë, fisnikrisë, bukurisë e dashurisë tonë

Që  komplet ndoshta një ditë, pa asnjë mëdyshje as  hamendje

Me shpresën e besën,  që do na vdes siç thot populli e fundit:

Për t’i mbajtur, kujtuar dhe ruajtur të gjitha në mendje..?!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat