Vështrim analitik mbi romanin “Ferma e Kafshëve” te George Orwell

Kultura

Vështrim analitik mbi romanin “Ferma e Kafshëve” te George Orwell

Nga: Hidajet Ahmeti Më: 24 janar 2024 Në ora: 14:31
Hidajet Ahmeti

Vepra e George Orwell-it “Ferma e Kafshëve” brenda vetës ka një përmbajtje shumë dimesnionale, pasi jep një vështrim analitik mbi gjendjen reale të asaj kohe. Fillimisht në mënyrë alegorike përshkruan tendencën e një kontrolli të rrepet nga pushtetet autoritare apo pretendimin e instrumentalizimit të cdo gjëjë. Brenda këtij romani paraqet një rrugë sfiduse deri te emancipimi shoqëror, duke vendosur vullnetin, përkushtimin e përbashkët shoqëror drejt një clirmi të merituar.

Esenca tematike e veprës është mënyra e organizmit dhe kontributit të gjithsecilit, pa dallim, drejt idealit për clirim nga pushteti autoritar. Vullneti, angazhimi e përkushtimi prodhojnë rezultate në të drejtën e shumicës, duke minimizuar pushtetin kontrollues. Orwelli në mënyrë decidive paraqetë mënyrën ë climit përmes një organizmi vullnetmirë, por duke fumksionuar me disa parime objektive, të cilat burojnë nga vullneti i shumicës .

Kapercimi nga një gjendje kontrolli në një gjendje clirimi e barabarsie është një rrugë e gjatë, dhe e mundimshme, por duke e vendosur vullnetin në qendër dhe duke pasur qendrim stoik të gjithsecilit .Sfidat drejt kapercimit janë një mundësi ideale e kalitjës së shoqërisë për një emancipim të drejtë e ikje nga kontrolli autoritar. Antikonformizmi i cdo qytetari përballë shtypjes, dhunës sistematike nga psuhteti është imperative i kohës, por cdoherë duke pasur parasysh edhe rezistencën e “monoplit jolegjitim të pushtetit”.

Cdoherë procesi i emancimimit si rrugë jo e lehtë paraqet një sfide për shoqërinë, ku jo cdoherë mundësia e shkeputjës nga një system është e jo lehtë. Mesazhi Orëll-ian jep një qartësi duke paraqitur në mënyrë alegorike se ndërtimi i një sitemi demokratik është një tranzicion i zgjatur,por cdoherëe drejta fiton karshi të padrejtës. Por, duke kontribuar secili në të mirat publike.

Autori me largamsinë e tij paraqet bashkëpunimin si shtyllë e një organizmi shoqëror për tu pavarsuar, por me një organzim sistematik e hierarkik, duke përfillur rregulla që burojnë nga poshtë - lartë, por njëkohësisht që kanë edhe mekanzmat e kontrollit.

Organizmi i mbështetur në parime të drejta rreth vetës përbrendëson shumë njerëz vullnetmirë për të arritur rezultate të përbashkëta në trupin publik. Rëniet dhe ngritjet gjatë procesit të emanicpimit janë evidente, por qëllimi i përbashkët rreth një ideali është fitues. Rezistenca e mbështetur në parime të drejta domosodoshmerisht ndërton një harmoni e bashkëpunim në mes komuniteteve, por edhe ndermjet shteteve. Raportet e mira në frymën e bashkëpunimit reciprok ndertojnë ura nderveprimi, të cilat kanë konsekuenca në jetën e cdo qytetari pa dallim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat