Këngë për Isuf Mehoniqin

Kultura

Këngë për Isuf Mehoniqin

Nga: Përparim Hysi Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 13:03
Përparim Hysi

S'po i rrah telat e sharkisë

Po këndoj përmjet poezisë

Për ty, Isuf Mehoniqi

SE ke ken-o bash trimi.

Ke luftue dhambë për dhambë

Për ATDHE e për vatan

Dridhen serbet, sa thuj emrin

Se u ke shti dridhat dhe helmin.

Naçallniku ka çue fjalë

Unë e du ISUFIN gjallë!

Nuk pvet për ligj e as për pushtet

Disa milicë i ka vra opet!

Por ISUFI vesh tebdil

Ka ngrit pritën bash në pyll

Sot në pyll,nesret në mal

Asht soj trimi e s'bie i gjallë

Lum për ty,i madhi ZOT

Shih, ç'ka po ndodh sot? *

Ka qëllue DITA E BAJRAMIT

Është"Kurban" sipas K'UHRANIT!

Mu tek vorret ka zanë pritë

(Asht gjynah me vra këtë ditë!!!)

Sheh dy serbë që po afrohen

E mesvedi kuvendohen

Shih pa shih duen me na dy varrin

Ma gëzofshi,kosovarë,Bajramin!!!

Çfarë ISUFI me vesh ka ndi?

Frrap nga brezi dy allti.

Ndalet një grimë e ban sehir

Hajnat shki"lëshohen" mirë

I çojnë buzët vesh më vesh

Kush më shumë po buzëqesh.

Kosovarë për ju"kurbanin"

Bajagi jua kemi dhi varrin!!!

Tash ISUFI bash si furtuna

PO këlthet:-Ku doni burra?!

Sa kanë ndi emrin e ISUFIT

Hajnat kanë marrë ngjyrën e mutit!

Dhe nga fryga u dridhet buza

Ndër pantolla u lshohet shurra.

Bien në gjunjë,po thonë:-Aman!

Na fal jetën asht Bajram!!!

-Ua ka vunë alltinë te veshi

Tash po shihin se kush qeshi.

Kthehuni hani çfarë keni ndy

Ndryshe gjallë s'ktheni në shtëpi!

U këlthet me britmë luani

Asnjë grimë s'dua të shoh tek varri.

Dhe alltitë mbi kokë s'ua ndanë

Tanë se ç'ndynë,ata e hanë

Hajd ndyrakë t'ju baj mirë

Jam kënaq tuj ba sehir.

Në gojë mut,në pantoll shurra

Ikën hajnat si me qenë pula.

Ju kam fal jetën, o dyrakë,

S'vret ISUFI frygacakë.

Kjo ka ndodhë ka mote e mote

Por s'harrohet fama jote

SE luftove bash si luan

Dhe dhe jetën për vatan.

Se të preu në besë hajnia

O ISUF TRIMËRIA!

Për ty është poezia

Në KOSOVË ka ardh liria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat