Mos u merrni me punë të huaja

Kultura

Mos u merrni me punë të huaja

Nga: Sami Shatri Më: 15 mars 2024 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Me vjen mirë që disa tipa e kanë dertin tim edhe për atë dynja, d.m.th. aq më duan të mirën!

Këto ditë njëri i kish thënë njërit "Mos e ka ndërruar Samiu fenë" , demek shprehte shumë keqardhje!

Edhe atij edhe shumë tjerëve që e kanë atë dilemë, po ju tregoi shqip (jo s'rpçe as arapçe, as englezçe), unë e kam fenë e besimin tim dhe këtë nga klasa e parë fillore, prej asaj dite kur mësuesi im i parë Tafë Shatri, na patë shkruar në tabelë "Feja e shqiptarit është shqiptaria", pra kjo punë i ka diku mbi gjysmë shekulli.

Nëse kanë menduar që e kam ndërruar këtë, po ju them edhe atij edhe të tjerëve, që këtë nuk e ndërroj, jam i bindur që është më e mira, sepse flas me krijuesin tim, ZOTIN, në gjuhën që vet ai ma ka falë-dhuruar!

Besimi ynë "Shqiptaria" nuk ka nevojë për ndërmjetësues-përkthyes, andaj nuk na duhet as hoxha, prifti, peshkopi, buda, shehi, ne flasim direkt me Zotin, sepse flasim gjuhën e tij, ma të vjetrën në planet, çelës për deshifrimin e të gjitha shkrimeve të vjetra, pra kemi gjuhën hyjnore (skam asnjë arsye të lutem në gjuhët që nuk i njoh, është nënçmim ngaj krijuesit që më ka dhuruar këtë pasuri!

Nëse mendon dikush që kam ndërruar emër e mbiemër, gabon rëndë, sepse:

emrin e kam dhuratë nga axha im, Isa Shatri i cili më ka lënë këtë emër, për nder të një shoku burgu, Sami Peja quhej, intelektual dhe Atdhetar, kishin qenë në një dhomë në burgun e Nishit, kuptohet edhe në nderim të Rilindasit Sami Frashëri.

Mbiemrin nuk e ndërroi me asnjë çmim sepse këtë mbiemër e kanë mbajtë dhe e mbajnë figura të shquara Atdhetare të dëshmuar, që emrat i kanë të shkruar në faqet e ndritura të historisë!

Ndoshta naivët e kanë parë që në shkrime paraqitna me nofkën "Samy", edhe kjo ka shpjegimin e vet:

Në një natë të vonë,

një ëngjëll më hyri në dhomë,

më tha nja dy fjalë,

më puthi në ballë,

më la këtë emër të rrallë,

ta kem si dhuratë,

për të pasë shumë fat ...

Por të shohim sa besimtarë janë këta tipa:

Konsultova librat: Biblen, Kuranin, Librin e Budizmit, edhe Kanunin e Lekë Dukagjinit, se çka po shkruan në to, për ata që merren me punë të huaja, në të gjitha shkruante krejt njësoj " No comment" , thash ta konsultoi edhe librin e njohur të Dante Aligierit "Ferri" , çka me pa, këta tipa e kishin vendin në katin e shtatë të ferrit-xhehenemit!

Sa keq, pse rrinë këta tipa tanë ditën pa hangër, apo ndoshta e din vetveten e thonë "mos vallë po më lehtësohet pak, kur shkoi në atë botë"

Unë do lutem shqip për ta:

"Ndihmoi o Zot i Madh, ndoshta nuk dinë çka bëjnë"

Ju përshëndes të gjithëve, edhe këta edhe tjerët, por edhe ata që në këtë kohë janë zgjuar, por i shikojnë punët e veta!

Fali o ZOT!🙏✍️🦸🇦🇱

Prishtinë, nga

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat