Po serviret

Kultura

Po serviret

Nga: Musa Ahmetaj Më: 17 mars 2024 Në ora: 11:35
Musa Ahmetaj

Po serviret ushqimi

Pa piruna e me thika

Ushqimi i ndarë në pjata

Nga Europa dhe Amerika

Patët oreks o nuk patët

Patjetër me hangër

Urdhëri:”Merre ose leje”

Është i vetmi tagër

Me duar dhe gojë shprehet

Për byrekët me gjizë

Njëri e kundërshton këtë

“Mbrenda gjeta një mizë”

Tjetri e merr fjalën

Nuk më pëlqen ky yrnek

Vërtet mua ma kona

Vetëm sallata dhe biftek

Duart e lara o të palara

Duhet t,i qoni në gojë

Kështu janë përcaktuar

Regullat për këtë lojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat