Ti them territ hup se m’erdhi dita!

Kultura

Ti them territ hup se m’erdhi dita!

Nga: Sabahate Byci Më: 22 mars 2024 Në ora: 21:27
Sabahate Byci

Në rrugë pafund u nisa, shkova,
Pa mendu fare se ku do të mbrrij,
Qëllimin e pata dhe ende e kam,
Të kthehem nga u nisa, tek ju t‘vij.

Mbi supe hijen time tëhoqa zvarrë,
Dhe yjet nga qielli mbi mua trroq,
Asnjë qik se ndjeva peshen barrë,
Duke i ikur dhimbjes që më ndoq!

Sa shum kohë më humbi, u trret,
Kur kthej kokën pas edhe shiqoj,
Mallkoj „gërrben“ time mbi supet
Që pa mëshirë rininë ma shkatrroi.

Dhe dita e fundit t‘pafund m‘erdhi,
Ngelur vetëm, vetem me vetminë,
Bashk me lotët e vajin e gyrbetit, Çdo dit në pritje për në amshim!

Nëse doni, edhe ju qani për mu,
Për qëllimin tim, që nuk e arrita,
Me tër mallin t’kthehem,t‘vij te ju,
Ti them territ hup se m‘erdhi dita!

Znj. Sabahate Byci Autore
GjakoShqiptareGjermane Anëtare e Lidhjes e Shkrimtarëve e Kosovës
22.03.2024 e Premte 21:17h
Gjermani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat