Me mujt....

Kultura

Me mujt....

Nga: Xhelal Hoxha Më: 24 mars 2024 Në ora: 09:40
Xhelal Hoxha

Me mujt mos me folë, me shujtë e me mbyllë gojë

Të paktën kur nuk ki çka folë, dhe atëhere kur s‘ke nevojë...

Me mujt sa ma shumë me punue, me lexue
Trurin e mendjen, mos me lanë me u vjetrue
Veten me marrë me t’mirë, e mos me u idhnue
Me mujt me dalë, sa ma shpesh në natyrë
Me mujt me ecë, kapak me vrapue
Dhe vehten e fytyrën, me kqyrë në pasqyrë
ose t’paktën ndonjë here futboll me lue

Ban edhe shah, domino e degërxhik me provue
 

Me mujt, n’fund nga mendja mos me luajt
me pas një stabilitet të qetë, mos me u luhatë- lëkund

nga shëndeti që ke,si pema me fruta
mos me u tund, e mos me u shkund
Me mujtë me ba shumë të mira e të mbara
me vepra krejt njerëzore e humane

dhe mos me i tregue për këtë kërkujt

 

Me mujt me ba ma shumë t’mira e nder

gjatë gjithë jetës sate; si dje, sot, nesër e përherë...

Me mujt dy gishtë fytyrë me i ruajt

Me mujt me punue, me djersë me fitue,

me mund dhe n‘hak mos mi hy askujt...
 

Me mujt askënd mos me marrë nëpër gojë 

dhe për askënd keq, hiç mos me folë...
dhe mos me qenë hipokrit e demagog 

Me mujt me i zgjedhë problemet jo me forcë,

tue tregue gjoksin, por më shumë me dialog
 

Me mujt gjithsesesi mundesh, do si do
mirëpor ti vet nuk ndalesh, dhe nuk do; 

Ngase të vijnë e t’shkojnë punët, shkel e shko…
Më mujtë me heshtë veten me majtë
njëherit me u përmbajtë bukur gjatë
gja ma t’mirë nuk kishte me pasë

Me mujt e mi kqyrë si duhet punët tua
me pas sa më shumë fisnikri e dashuri
Me pas respekt e njohuri, për njerin-njeri...
Ndërsa për familjen e fëmijët tu me u kujdesue
gjithashtu me i edukue, formsue e me i shkollue
dhe ashtu si duhet me i majtë dhe me i mësue...


Me mujt, edi që mundesh e ke këtë mundësi 

Me mujt, mundesh gjithsesi, por ja që nuk doTi…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat