Vdes anëtari i Ansamblit ‘Rugova’, Kryeministri Kurti: U dha shpirt melodive që burojnë ndër shekuj Grykës së Rugovës

Kultura

Vdes anëtari i Ansamblit ‘Rugova’, Kryeministri Kurti: U dha shpirt melodive që burojnë ndër shekuj Grykës së Rugovës

Më: 8 prill 2024 Në ora: 22:25
Kapllan Nikçi

Ka vdekur malsori dhe anëtari i dhe Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova”, Kapllan Nikçi.

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime duke thënë se ai Nikçi ishte figurë mbresëlënëse që la pas thesar të pasur kulturor dhe shpirtëror.

“Me zërin e tij, u bë urë lidhëse mes të kaluarës dhe së tashmes. U dha shpirt melodive që burojnë ndër shekuj Grykës së Rugovës.

Ngushëllime familjes, miqve dhe Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova” për malësorin shallbardhë, Kapllan Nikçi.

Figurë mbresëlënëse që na la pas thesar të pasur kulturor dhe shpirtëror”, është shprehur Kryeministri Kurti në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat