​“Club Albania” mirëpritet nga adhuruesit e artit në Prishtinë

Kultura

​“Club Albania” mirëpritet nga adhuruesit e artit në Prishtinë

Më: 13 prill 2024 Në ora: 22:57
Ilustrim

Adhurues të shumtë të artit kanë mundur të ndjekin sonte shfaqjen e njohur “Club Albania” në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë.

“Club Albania” shpotit vetëkritikën kombëtare, analfabetizmin funksional, me një lojë dinamike, ku loja dhe teksti harmonizohen në një tërësi të integruar, me këngë e vallëzim, me lirika dashurie të Çajupit, me batuta për mbarë shoqërinë rreth vetëperceptimit pas vdekjes dhe konfliktit dramaturgjik.

Shfaqja, dramaturgjia e së cilës në teatër është bërë nga Shpëtim Selmani, bazohet në komedinë “Pas vdekjes” nga Andon Zako Çajupi, me regjisor Fatos Berishën.

Aktorët e shfaqjes, Armond Morina, Ard Islami, Armend Smajli, Maylinda Kosumovic, Naim Berisha, Teuta Krasniqi dhe Ylber Bardhi, morën duartrokitje të shumta nga shikuesit.

Ndryshe, “Club Albania” është shpërblyer me çmimin Shfaqja më e mirë në festivalin Artmania, në Gjakovë, më 22 dhjetor 2022, teksa është shfaqur edhe në natën përmbyllëse të Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2024” në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat