Jetë e plagë

Kultura

Jetë e plagë

Nga: Hamide Hoti Më: 16 prill 2024 Në ora: 13:33
Hamide Hoti

- Atë ditë në kokë më vinin kujtime,qava si një fëmijë bonjak!

Atë nattë isha udhëtar

I botës pafund

Në rrugëtimin për mërgim

Nuk do çfarë të bëja tjetër

Përpos lutjeve

Më iu rikthye vendlindjes

Flakës që e kishte kaplue ditë e natë

Kjo dhembje mu bë plage e jetës

S`kisha lumturi tjetër

Për me marrë pak ngrohtësi

Atë ditë në kokë më vinin kujtime

Qava si një fëmijë bonjak

Bredhja ime e humbur në mendime

Dhe kërkoja pak qetësi ta marr veten

Të di nëse kam fuqi më e përballue ketë dhembje.

SHUSHURIMA E ERËS

- Melodinë që e dua e mbaj në shpirtit tim!

Dikur në shushurimën e erës

Dëgjoj zërin tënd

Atë melodinë që e dua

Dhe e mbaj në shpirtit tim

Dikur rrezet e diellit

Më japnin ngrohtësi zjarrësh

Dhe depërtonin në çdo pore të jetës

Në trupin tim dikur ishe tërë dritë

Oqean i pafund mendimesh të njëjta.

SONTE HESHTA

- Hëna si për çudi humbi udhën nga dhembja për plagët e luftës!

Sonte mbrëmja heshtë

Hëna si për çudi humbi udhën

Nga dhembja për plagët e luftës

Diku edhe mendja ime bredhë

S`kam stacion ku ndaloj

Se më dalin përpara skenat e tmerrit

Në çdo qelizë të trupit

Ato më janë ofshama të denesjes

Që frymën ma ndalojnë.

FALEMINDERIT NËNË

- Erdhi koha më u ba nënë ,gjashtë fëmijë lindë, sikur molla,sikur lule, fjolla-fjolla!

Ishe vajzë për marifet

Fort e bukur për shyhret

Nise me shkue në fakultet

Me marrë dije dhe kulturë

Mu ba mësuese me maturë

Ishe e bukur, ari fare

Katundare, por shkollare

E qoi kokën fati i zi

Dhe Kanuni faqezi

Je pjek qiko, në bylyk

Le shkollën, prej saj ik

Tash je rritur më u martue

Jetën tane me naltësue

Shkove nuse, diell dhe hënë

Erdhi koha më u ba nënë

Gjashtë fëmijë linde, sikur molla

Sikur lule, fjolla-fjolla...

Dialog tjetër

E qoi kokën gjarpëri i zi

Nuk dua grua, nuk dua fëmijë

Le të bjen tërmeti i zi

Si la rrugëve gjashtë fëmijë

Me këto duar u kam gatue

I kam kajtë, u kam këndue

U dhashë gji, u dhashë bukë

Nëna për fëmijë nuk është ujk

I more fëmijët dorë për dore

Ditën e natën si shërbetore

Nana i rritigjashtë fëmijë

I qoi në skollë me lumtri

Por ma dhembje për ta nuk ka

Nëna me fëmijë për m`u nda

Nëna e mirë një heroinë

Nuk i la në rrugë fëmijë

Gjashtë i rriti sikur molla

Nëpër puna, nëpër shkolla...

Të bekofte Zoti nënë Hamide

Faqe të bardhë fëmijëve u qite

Dhe familja fort nderohet

Emri yt kurrë s’harrohet

Faleminderit nënë kosovare

Vuajtja, skamja, dalshin fare...

Si le fëmijët një nanë shqiptare

Dialog me botën

Dëgjo ti, moj botë zagare

jam Hamidja, nënë shqiptare

Nëna nuk e ka gjakun ujë

Për gjashtë fëmijë qajta, po vuj

Mishin e gjakun ua jep nana

Fëmijëve të mi, nji yll e pesë Zana!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat