Kushtuar shkollës së parë të pavarur shqipe në Kosovë

Kultura

Kushtuar shkollës së parë të pavarur shqipe në Kosovë

Nga: Sefedin Përgjegjaj Më: 19 tetor 2017 Në ora: 21:16
Shtëpia-shkollë e pronarit Ali I. Haxhajt nga Arbëreshi, në të cilën u hap shkolla e parë e pavarur shqipe në Kosovë dhe në ish federatë Jugosllave, më 12 nëntor 1990.

Në Arbëresh u hap shkolla e parë e pavarur shqipe
Si kundërpërgjigje e mbylljes së saj në të ‘90-t vite
Nga forcat e mëdha paramilitare e policore serboçetnike
E si prijetare e pavarësisë qëndroi me zemër heroike.

Ishte e para në rrugën e pavarësisë
Që hapërimet tona i çoi për në ardhmëri
Duke i këputur prangat e robërisë
Në një cep të atdheut që quhet Dardani.

Kur shumë gojë shpërthyen me një gojë
Prej qëndresës së rojtarit besnik
Drejt shkollës së parë të pavarur n’Kosovë
Ja mësyen fëmijët tanë të gëzuar një ditë.

Popullzuan kalanë shqipet e reja
Prej nga ishin me forcë të dëbuar
Për t’i përjetuar ditët e kthjellta
Armiqtë tanë i kishin penguar.

Kjo kala, kjo vatër arsimore shqiptare
E mbajti veten në ditët më të vështira
Duke çarë mjegullën për një të ardhme
Ku do të ketë diell e dritë, ditë më të mira.

Me hapjen e kësaj shkolle, ishin hapur dritaret
Për të depërtuar rrezet e para të lirisë
Që anekënd atdheut për t’u ndier mirë shqiptarët
Prejse shkollat tona u pavarësuan prej Sebisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat