Një fenomen i krijimtarisë artistike, është publikimi i vargjeve poetike... - Bota Sot
Një fenomen i krijimtarisë artistike, është publikimi i vargjeve poetike...

Kultura

E shtunë, 21 prill 2018

Një fenomen i krijimtarisë artistike, është publikimi i vargjeve poetike...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 7 janar 2018 Në ora: 10:31
Kopertina e librit

Një penë dhe një pemë, që po vjen e djaloshit bukurosh- poetit  Yll  Ymerit  të moshës shtatëmbëdhjetë vjeçare, por jo edhe në poezi. Madje, në këtë sferë duket serioz, ambicioz dhe mjaft kurajë. Vëllimi tij, me poezi, me titullin “Me fat, zemër”, sikur i ka dhënë zemër këtij djaloshi, që guximshëm  i ka  hy kësaj hullie, që quhet poezi. Në sallën e shtëpisë së  kulturës “Jehona e Dukagjinit në Klinë para dashamireve të librit shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Prend Buzhala para të pranishmeve në mes tjerash tha:”Fryma që sjell një gjeneratë e re poetike është një dëshmi se prekjet e Muzës Poetike i cili renditet gjithmonë, nga shtigjet e moteve nëpër kohë të reja, nga bukuria e thënies së një moshe, zbret te emocioni i bukur i këndimit për dashurinë dhe për vlerat tjera të jetës. Sado që sot ka libra të panumërt që publikohen, sado që ka vlerësime për lavdëruese pa kriter e me kriter estetik, sado që vërshojnë vlera, anti vlerë, dhe, më në fund, sado që kemi dalë nga një luftë, plaga e ftohtë e të cilës ther më shumë; megjithatë po na vijnë gjenerata poetike të pa zhurmshme, të heshtura, që e kanë ruajtur domethënien e frymës krijuese dhe kuptimin e krijimit të poezisë. Janë gjenerata që po rriten nën hijet e dendura të së kaluarës, ani se liria feksin me dritëhijet e saj, dhe, kësisoj, poezia e sotme regjistron vazhdimisht e pandërprerë emra të rinjsh të talentuar, me dhunti krijuese, duke e dëshmuar këtë prirje që në hapat e parë. Po qe se kritika letrare përqendrohet vetëm tek “autorët e afirmuar”, që na paskan arritur majat a zenitit e veta artistike; ato lartësi zeniti mjegullohen, as nuk mund të asgjësohen pa zërin poetik të të rinjve.

Poezia e sotme regjistron vazhdimisht emra të rinjsh të talentuar, me dhunti krijuese ...

Te e fundit, bukuria e thënies poetike, kënaqësia e përjetimit të gjërave të bukura që t’i dhuron kundrimi estetik i jetës dhe realitetit, nuk njohin moshë. Madje, poetët më të mëdhenj evropianë, të gjysmës së parë të shekullit XX, janë pikërisht poetët e moshave të reja. Mjafton t’i kujtojmë në letërsinë tonë Migjenin, Arthur Rimbaud në letërsinë frënge, Gabriel Garcia Lorka-n në letërsinë spanjolle, Jesenin-in në letërsinë ruse. Këta poetë- tha në vazhdim të fjalës së tij Buzhala - të përkthyer edhe shqip, qenë ngritur në kulte të poezisë evropiane dhe të përbotshme, pikërisht për shkak të fatit të tyre tragjik,  por mbeti poezia e tyre të jehojë ndër shekuj.                                                                                                                                                   

Dhe secili nga të rinjtë e ndien këtë trokitje të bukur të emocionit të dashurisë. Por trokitjet nganjëherë na janë të fshehta. Vetë universi i artit poetik është një fshehtësi, një mister i bukur, mu si dashuria. Trokitjet poetike të këtyre të rinjve, vijnë natyrshëm, pa sforcime eksperimentale të modës artistike. Do ta përjetosh në këto vargje ndjeshmërinë autentike të kohës sonë, të botës dhe të shoqërisë sonë. 

Në këto krijime është e pranishme, gjithsesi, dhe përjetimi intim, personal, i të gjitha këtyre preokupimeve, shqetësimeve dhe gëzimeve. Ndryshe na ndonjë gjeneratë pararendëse, që merrej me  tematikën e etnisë, duke e rrudhur hapësirën e frymëzimit te një rreth i a temash; këta të rinj vijnë më të çliruar. Ndryshe nga gjeneratat e përparshme, ku jo pak të rinj kishin ikur nga Kosova dhe shkruanin në mërgim, tashmë këta poetë paraqesin një fenomen të ri: ata janë këtu, në Kosovën e lirë, ata shkruajnë këtu, ata duan të jetojnë këtu! Dhe ky është mesazhi më i fuqishëm kundruall një mendësie që është mbjellë tek qindra mijëra të rinj: si ta braktisin Kosovën për të shkuar në Evropën perëndimore, mbasi atdheu amë nuk u jep perspektivë jete e zhvillimi.                                                                                  

Beteja me fjalitë është beteja më e vështirë, por edhe vendimtare për një krijues të rinj

Është kjo, gjeneratë e njohjes së gjuhëve të huaja, e epoke digjitale që ka depërtuar edhe në poret e jetës sonë. Nuk është e habitshme, pse ndonjëri bën përpjekje të shkruajë në anglisht, gjermanisht e të tjera bie fjala, sepse komunikimi me të afërmit që jetojnë jashtë e që kanë prirje të përafërta, nuk mungon. Një tjetër fenomen i krijimtarisë së sotme artistike, është publikimi i vargjeve në rrjetet sociale a në portalet elektronike. Rrallë ndonjëri ka botuar në shtypin media, siç është djaloshi bukurosh - Yll Ymeri. Dhe ku ende ruhet ai kriteri i dikurshëm: se botimi i vargjeve në shtyp, ku redaktimi e kriteri janë të rreptë, e merr pasaportën lirike për të ecur më tutje. Tashmë mundësitë janë më të mëdha, por këto mundësi kërkojnë edhe përgjegjësi më të mëdha. Kurse audienca e poezisë sot është ndryshme dhe e shumëllojshme: përpos hapësirave të pakufishme të rrjeteve të internetit, sot poezia e shtypur në formë libri më pak shitet, por lexohet, megjithatë prej miqsh të poezisë. Kjo audiencë pasurohet edhe me takimet poetike, me orët letrare, me promovimet e veprave, që mbahen nëpër salla apo nëpër hapësira kafenesh e nëpër ambiente të ndryshme, kur krijohet atmosferë artistike. Tashmë kanë zënë të krijohen edhe festivale poetike për të rinj. Klina ka pasur gjenerata poetësh qe disa dekada, ka dhe tani disa breza krijues dhe, ja, po vjen edhe një brez i ri! 

Ndoshta nuk është herët të thuhet se djaloshi poet Ylli i cili është edhe një yll i poezisë,  që  do të shndrisë përditë e përditë. Temat, guximi, qasja dhe vetëbesimi tek Ylli kanë gjetur një shtrat të mirë, prandaj vargjet e tij dalin të lehta, të dashura të cilat në vet vete  kanë plot harmoni. Prandaj, kam shpresën se ky poet nxënës i shkollës së mesme në Klinë  është një penë që po vjen, ose një pemë, me rrënjë, nga e cila do të dalin shumë fruta , që quhen poezi, vetëm duhet pritur kurajën e këtij  djalosh bukurosh i cili në rrugëtimin e tij rrjedh fuqishëm edhe fjala e shkruar edhe pse godet në shpirtin dhe ndjenjat e njerëzve! Ky poet do të arrin me fuqinë e fjalës ti mundësh pushtetarët e zhveshur nga ndjenjat dhe përgjegjësia dhe me djersën e ballit do të mbetesh përherë krenar. Ky djalosh - bukurosh  ka  një orientim të mrekullueshëm, vazhdo dhe përpuno çdo fjali. Beteja me fjalitë është beteja më e vështirë, por edhe vendimtare për një krijues të rinj. e titull ”Libri i madh i shpikjeve” u shpërblyen poezitë e tij me  titullin ”Këngë për hallën”. Ylli është nxënës i shkëlqyeshëm në mësime dhe i dalluar në aktivitetet të lira jashtë procesit edukativo-arsimor. Ky poet poezitë e veta i ka lexuar nëpër shumë aktivitete shkollore për fëmijë dhe të rritur. Ylli është anëtar i klubit të shkrimtarëve të Klinës nga i cili mori çmimin ”Vargjet në fluturim” Edhe  Drejtoria për Kulture, Rini dhe Sport  të komunës së Klinës e nderoi Yllin me çmimin “Krijuesit  e Rinj” në manifestimin e të tradicional letrar në Klinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test