Disa fjalë për ideologun e çëshjtes sonë kombëtare të madhin Sami Frashëri - Bota Sot
Disa fjalë për ideologun e çëshjtes sonë kombëtare të madhin Sami Frashëri

Kultura

E shtunë, 21 korrik 2018

Disa fjalë për ideologun e çëshjtes sonë kombëtare të madhin Sami Frashëri

Nga: Ramiz Dërmaku Më: 11 janar 2018 Në ora: 18:20
Ramiz Dërmaku

Me veprat e Samiut mburret historia turke por mburremi edhe ne Ideologu i çështjes kombëtare Sami Frashëri kulturës shqiptare një pjesë të madhe të dijes së tij ia fali çështjes së madhe kombëtare duke shkruar në gjuhën shqipe. Atdhetari, ideologu, poeti, nacionalisti Sami FrashërI bëri përpjekje titanike gjatë jetës së tij u morrë me kulturën e popullit tonë. Ai nuk arriti ta thotë ate çka ja donte shpirti e zemra., sepse shkollimi dhe tradita e tij familjare kaluan nepër faqet më të ndritshme të kohës.

Në anën tjetër Vëllai i tij Abdyli , punoi në Janinë për të mbajtur familjen dhe për ti shkolluar vëllezërit në Gjimnazin e Janinës, Naimin dhe Samiun. Janina ishte vendi më i mirë ku këta dy të rinj, të dashurohen në Letërsinë dhe kulturën atike greke, romake, e sidomos me letërsinë evropiane nga e cila do të fitojnë shumë dije dhe njohuri të mëdha shkencore. Ata u vendosën në stamboll pa dëshirën e tyre . Por këto dy koka të afta në Stambolli atyre u mundësoi që ata të fitojn dije dhe i krijuan vetit mundësi sa më të mëdha për zhvillimin e mendimit intelektual e kombëtar. Në Stamboll Samiu nuk mundi të frymonte i lirë ai shkroi më shumë se sa në vendlindjen e tij.

Stambolli për; Konstadin Kristoerillin, Pashko Vasën, Jani Vreton, dhe disa rilindës tjerë, ishte një qerdhe e ng rgrohtë ku këtafilluan të shpalosin die dhe koncepte të qarta kombëtare për arsimin shqip. Këta organizuan jetën kulturore dhe formuan i Shoqëria e Stambollit me 1879, dhe nxjerrja e Alfabetares se tyre i dhanë sinjalet e para për dituri dhe arsimim kombëtar. Këta ideolog me idet e tyre e frymëzuan popullin jo me fjalë e dhunë por me vepra konkrete, se si duhet të ndërtohet e ardhmja e kombit e atdheut tonë .

Në ballë të kësaj plejade pa dyshim se qëndron edhe emri i mendimtarit, kolosit gjeniut të letrave turke ( Shemsedin Sami ) Sami Frashëri, i cili për shkaqe të njohura historike dhe shkencore nuk arriti që ta harxhojë dijen e tij në gjuhën shqipe. Samiu kurrë nuk u ndal ai shkruante edhe në gjuhën turke duke i dhuruar kulturës turke vepra me vlerë kapitale. historia turke mburret.., por mburremi edhe ne , me trashëgiminë letrare e shkencore edhe në gjuhën shqipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test