Njerëzit e vlerës janë si lajmëtarët e pranverës

Kultura

Njerëzit e vlerës janë si lajmëtarët e pranverës

Nga: Sefedin Përgjegjaj Më: 11 janar 2018 Në ora: 21:13
Ilustrim

Dija që s’është në unitet me ndershmërinë

I ngjet ujit që pas reshjeve është i turbulluar

E për pije njerëzve fare s’u vyen

Se uji i tillë është tërësisht i helmuar.

 

Kur puna e tjetrit me asgjë s’përlyhet

Jeta jonë do të kthehet për së mbari

Fija e lëmshit fillon të zgjidhet            

Me punën e ndershme të çdo shqiptari.

 

Një gjë gjithkush duhet ditur

Vetëm me njerëz të vlerës

E ardhmja jonë do të jetë e ndritur

Se ata janë e mira e pupullit dhe e vetvetes.

 

Kur ta kemi dijen me ndershmërinë

Edhe njerëzit me vlera që rrezatojnë

Të lumtur do ta kemi ardhmërinë

E me hapa të sigurt drejt përparimit do të shkojmë.

 

Jeta pra, me njerëzit e vlerës

Që për komb e atdhe punojnë

Ata janë si lajmëtarët e pranverës

Janë si bletët që mjaltë prodhojnë.

 

Ju burra të dijes e të ndershmërisë

Dhe ju të tjerët me vlera njerëzore

Për t’ia kthyer krenarinë shqiptarisë

Bashkërenditni punët në këto troje!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat