Prezantohet Aplikacioni i telefonisë mobile të Trashëgimisë Kulturore të Prishtinës

Kultura

Prezantohet Aplikacioni i telefonisë mobile të Trashëgimisë Kulturore të Prishtinës

Më: 12 janar 2018 Në ora: 16:43
Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Prishtinë

Në hapësirat e Muzeut të Kosovës, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Prishtinë, ka prezantuar Aplikacionin e telefonisë mobile të Trashëgimisë Kulturore të Prishtinës. 

Vlen të përmendet se ky projekt është në pajtueshmëri me orientimet strategjike të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore 2017 – 2027, si dhe janë veprime që ndodhin brenda kësaj strategjie, kur bëhet fjalë për:  Rritja e përdorimit të mediave digjitale dhe rrjeteve online për promovim të trashëgimisë kulturore të Kosovës; Edukimi i gjeneratave te reja mbi trashëgiminë kulturore; Inkurajimi i ideve kreative. 

Përmes këtij aplikacioni, duke e shfrytëzuar teknologjinë mobile, përkatësisht platformat Android dhe IOS, paraqiten disa nga monumentet e Trashëgimisë Kulturore të Prishtinës si dhe vende identifikuese të Prishtinës, në funksion të promovimit të trashëgimisë kulturore.

Gjatë hartimit të konceptit të aplikacionit, në funksion të përmbushjes së objektives së promovimit dhe të gjithëpërfshirjes, qendra ka pasur në fokus të veçantë edhe partnerët e mundshëm në arritjen e qëllimit të projektit. Bashkëpunimi me Shkollën Digjitale, në njërën anë ka bërë që guida të realizohet përveç nga profesionistët edhe nga nxënësit e kësaj shkolle. Këta të fundit gjatë gjithë punës, përveç aftësimit që kanë nxënë në fushën e programimit, kanë marrë njohuri edhe për monumentet e Trashëgimisë Kulturore të Prishtinës. Një pjesë e fondit për realizimin e projektit është përdorë për shkollimin e 12 fëmijëve bonjak te fshatit SOS në kohëzgjatje prej 1 viti në Shkollën Digjitale. 

Aplikacioni ka për qëllim promovimin e Trashëgimisë Kulturore të Prishtinës duke ofruar çasje në informata përmes teknologjisë mobile. Vetitë e Aplikacionit:

40 lokacione në Prishtinë 

I mundshëm në gjuhën Shqipe dhe Angleze 

Ofron GPS direktiva deri tek çdo pike përmes koordinatave të sakta 

Funksionon edhe pa qasje në internet

Informacion për çdo pike

Një apo më shume fotografi në formë të galerisë për çdo lokacion 

Aplikacioni mund të shkarkohet në PlayStore: Trashëgimia Kulturore e Prishtinës 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat