Piktura e Rron Qenës ekspozohet në Blanden Art Museum në Iowa

Kultura

Piktura e Rron Qenës ekspozohet në Blanden Art Museum në Iowa

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 16:50

Një nga pikturat e Rron Qena ka zënë vend brenda hapësirës së Blanden Art Museum në Iowa të Amerikës.Drejtori i këtij muzeu, Eric Anderson ka publikuar një fotografi ndërsa mban në duar pikturën e artistit kosovar.

 

Suksesi është arritur me ndërmjetësimin e Soma Book Station në Prishtinë, kur nga Iowa e Amerikës erdhën përfaqësuesit në Prishtinë.“Piktura ka qenë në Soma dhe përfaqësuesit e Muzeut e kanë marrë sepse iu ka pëlqyer. Ne e kemi hapur hapësirën tonë për punën e Rronit dhe artistëve tjerë, dhe kësisoj po ndihmojmë që në të ardhmen të kemi edhe ekspozita dhe të ndihmojmë në afirmimin e artistëve tanë’ tregon ai.

Veprat e piktorit Qena konsiderohen si shumë të veçanta andaj ai vitin e kaluar kishte prezantuar ekspozitën e tij “Fading”, e cila portretizonte qytetin e mbingarkuar e të ndotur të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat