Neki Lulaj me punë e ka lartësuar vetën si poet

Kultura

Neki Lulaj me punë e ka lartësuar vetën si poet

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 19 qershor 2018 Në ora: 12:09
Neki Lulaj

Poetit mërgimtar Neki Lulaj, hynë në radhën e poeteve të mirënjohur në diasporë dhe boten shqiptare i cili me poezitë e tija të lexuesit shqiptarë  e ka lartësua veten si poet.

Neki Lulaj - Namik Selmani

O Florinë  moj  Zanë drite

===================

Hej ku ta gjen forcën poeti

Qe për ty ta thur vargun

Me buzë të njelmëta ta puth ballin

Ta shtjerrë përroin e ta çaj malin

Gurgullon ky lumë lotit

Në çdo cep ne Prizren e mbi Lumbardhe

O Florinj, engjëll i Zotit

Na le pengun me të madh

Loti ynë garon me lumin

Në një maj ku lulja vyshket

O,  ky mort po e thyen burrin

Edhe shpirti sot po ndryshkët

Trokëllin ky trok i fjalës

Na ka lëne te gjithë memecë

Po rëndon kjo peshë e dallgës

Me vetminë qe po na bren

Prag me prag po vijnë zezonat

Ç`është kjo gjëmë që solli nata

Gjithë Florinën e kërkon

Atë zanë bionde sytë si hëna

Pse na le ,o dritë mbi drita?

Syri yt zgjonte pranverat

Lak i fjalës sot nyje na lidhka

Na sjellë planë detin me brengat...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat