Për madhështinë e rrënjës - Bota Sot
Për madhështinë e rrënjës

Kultura

E shtunë, 18 gusht 2018

Për madhështinë e rrënjës

Nga: Naxhije Doçi Më: 19 korrik 2018 Në ora: 17:11
Naxhije Doçi

 

Për madhështitë e rrënjës së dëlirë

me bëma të thukëta trimërie

radhitur nëpër palëzime motesh

si perla të derdhura nusërie

dëgjova që herët, si fëmijë

nga gojtarë orakuj të kohës

nga ata kandila përkushtimi

me hove të lirshme guximi.

 

Në rininë e agmuar mikluese

vrullet me etje të pashuara dashurie

dhe gjuhë të gufuar hirësie

për gjurmim epokash të ndritura

në vendlindjen time strall,

në Therandën e përmallimit të pashuar

në atë cep mrekullie të Arbërisë

me rrëfime të ngjeshura si dëshmi

dhe kujtime të arkivuara. 

 

Frymëzimesh të dehura purpuri

ballëlartë e patrazuar rrija

në këndin e thelluar të odës

në kullën e gurtë të trashëgimisë

rrëzë Gardhinës stërgjyshore

të lashtësisë

me stinë bujshmërie ag e terr.

ligjërimi në të në rrjedha krenarie

për zanafillën e ndritur

se gjyshi im

sfond i patrazuar trimërie

dhe gjyshi i babait tim sublim

kalitur nga të parët e vet epikë

lozë pas loze,

në ballë të luftërave përherë kishin prirë

me valëvitje të pathyer flamuri

kur ndizej flakë edhe guri

për lirinë mall i pashuar

mbi nënqiellin mëmë të pafajësisë.

Me jeh në përmasa zgjimi

si një magji e krisur

për të edhe kishin rënë krahëhapur

shkrirë në madhështi.

 

Ata janë historia e kulluar

gjurmëruajtur deri në thellësi shpirti,

zgavruar e nëpërkëmbur me lëndime

nga armiq të shumtë kobzi

me xhelozi të sëmura

e grykësi të shfrenuara.

Janë amaneti koherent për zbërthim

në kohën e re në vazhdim

për bashkim folesh të përmalluara

me diell e qiell pa re

në tërë përthëkimin e trashëguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test