E zbulon Vuçiqi, ja çfarë kërkoi nga NATO për Kosovën

Lajme

E zbulon Vuçiqi, ja çfarë kërkoi nga NATO për Kosovën

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 21:10
Jens Stoltenberg dhe Aleksandar Vuçiq

Në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kërkoi që forcat ushtarake të Aleancës Veriatlantike të mbeten në Kosovë.

“E luta atë që, NATO  jo vetëm të mos i largojnë forcat, por të vazhdojnë praninë në numër të pa zvogëluar në Kosovë”, tha Vuçiç në një konferencë të përbashkët për shtyp me Stoletenbergun, pas pjesëmarrjes në një takim të Këshillit të NATO-s në Bruksel.

Vuçiq tha se gjatë bisedimeve në selinë e NATO-s foli për vendimin e Serbisë që të qëndrojë ushtarakisht neutrale, por që të zhvillojë bashkëpunimin me NATO-n, për shkak se nga kjo mund të përfitojnë të dyja palët.

“E falënderova Stoltenbergun dhe shtetet anëtare të NATO-s, për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, para se gjithash trupat e KFOR-it. Roli i NATO-s për të siguruar mbrojtjen dhe sigurinë e kombit tonë, por edhe për objektet e kultit, është i një rëndësie të veçantë”, tha Vuçiq.

Ai tha se iu përgjigj pyetjeve të përfaqësuesve të të gjitha vendeve të NATO-s dhe tha se nuk e kishte të lehtë, por u tha gazetarëve se “luftoi dhe mbrojti interesat e Serbisë në një mënyrë të mirë”.

“Unë mendoj se sot e kemi përfaqësuar me sukses vendin këtu. Kemi folur të vërtetën, folëm edhe për dialogun me Prishtinën, gjendjen në BeH …”, ka thënë Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat