Versioni i kidnapimit dy milionësh të Valon Dreshajt

Lajme

Versioni i kidnapimit dy milionësh të Valon Dreshajt

Më: 11 janar 2018 Në ora: 22:17
Shkumbin Mehmeti

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij.

Shkumbin Mehmeti ishte dënuar edhe për një rast tjetër, atë të kidnapimit të pronarit të firmës “Intercoop”, Valon Dreshaj.

Këtij i ishin kërkuar dy milionë euro, para këto që i duheshin grupit për të funksionuar dhe vazhduar veprimtarinë.

Por, Mehmeti thotë për Zona e Debatit se një milion i mori dikush tjetër.

Se si u krye ky kidnapim, kush e urdhëroi atë, kush ishte në dijeni të këtij aksionit dhe kush duhej të përfitonte nga ato para, mësojeni nga rrëfimi i Mehmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat