“Piktori” i LDK-së

Lajme

“Piktori” i LDK-së

Më: 16 janar 2018 Në ora: 17:12
Pamje nga videoja

Të gjithë e njohin për deputet, por jo edhe për ‘piktor’. Arben Gashi deputet i LDK-së ka edhe një ‘talent’ të pazbuluar. Ai vizaton aq ‘mirë’ sa është në gjendje këtë ta bëjë Brenda në një mbledhje komisioni.

Gashi, i cili është anëtar i Komisionit për Legjislacion gjatë tërë kohës ka shkarravitur mbi një letër të bardhë. Rezultati i këtyre shkarravinave del të jetë portreti i një femre. 

Dhe nga ajo që del në fund, shihet se Gashi s’ka haber për këtë punë. Këtë e ka bërë në kohën kur po diskutohej për Ligjin për Presidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat