Me aktivitete te ndryshme sot shënohet 550 vjetori i vdekjes së Skënderbeut

Lajme

Me aktivitete te ndryshme sot shënohet 550 vjetori i vdekjes së Skënderbeut

Më: 17 janar 2018 Në ora: 06:18
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj,  në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, sot zhvillohen një seri aktivitetesh.

Aktivitetet fillojnë më homazhe te shtatorja e Skënderbeut, për të vazhduar me akademin kushtuar 550 vjetorit të Skënderbeut me ç ‘rast do të promovohet pulla postare e Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë. 

Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. 

Në këtë Akademi do të nderohen edhe figurat e shquara të shqiptarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në 36-vjetorin e vrasjes së tyre. 

Edhe Komuna e Gjilanit ben zbulimin e bustit te heroit Gjergj Kastrioti - Skenderbeu ne sheshin kryesore para zyres se kryetarit Haziri. 

Nderkaq Muzeu i Kosovës, në përvjetorin e 550 të vdekjes së Gjergj Kastriotit me nismën e "Museum Illyricum" - Zvicër, organizojn ekspozitë me libra, pulla dhe bankënota nga mesjeta e deri në vitet '30-ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat