“Nëse BE s’i del zot Ballkanit, këtë do ta bëjnë Kina, Rusia dhe Arabia Saudite”

Lajme

“Nëse BE s’i del zot Ballkanit, këtë do ta bëjnë Kina, Rusia dhe Arabia Saudite”

Më: 17 janar 2018 Në ora: 16:02
Boyko Borissov

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, vend që ka kryesimin e Presidencës së BE-së, ka thënë se BE duhet t’i ndihmojë vendet e Ballkanit.

“Njerëzit në Ballkan sinqerisht presin se herët ose vonë do të ftohen në Bashkimin Evropian. Disa vende kanë bërë progres domethënës, disa nuk janë aq të mëdha, po që janë duke bërë punë të madhe”, ka thënë ai.

“Nëse BE nuk i ndihmon vendet e Ballkanit atëherë do të jenë vende si Rusia, Kina dhe Arabia Saudite që do ta bëjnë këtë”, është shprehur ai.

Borissov ka thënë se vende si Bullgaria, ashtu si edhe vendet tjera na rajon, kanë treguar se mund t’i zgjidhin të gjitha problemet me njëra-tjetrën me anë të dialogut.

“Është koha që vendeve të Ballkanit t’iu jepet shansi”, ka deklaruar Borissov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat