Ja çka kishte thënë Gjuriq për Ivanoviqin vitin e kaluar

Lajme

Ja çka kishte thënë Gjuriq për Ivanoviqin vitin e kaluar

Më: 17 janar 2018 Në ora: 17:11
Marko Gjuriq

Mëngjesin e djeshëm para zyrës së tij në veri të Mitrovicës u qëllua për vdekje me armë zjarri lideri i Iniciativës Qytetare serbe, ‘Liri, demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviq.

Autopsia ka përfunduar mbrëmë teksa pritet që trupi i pajetë i tij të varroset nesër në Beograd.

E drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, në emër të Qeverisë së Serbisë ishte shprehur haptazi kundër Ivanoviqit në përfundim të vitit 2017.

“Nëse e votoni Oliver Ivanoviqin, atëherë votoni për shkatërrimin e unitetit të Serbisë në Kosovë, dhe qartë votoni kundër lidhjes organike të shtetit serb me serbët e provincës”, thuhet në një reagim të mëhershëm të Qeverisë serbe.

Më tej është vetë Gjuriq i cili ka thënë se çdo votë për Oliver Ivanoviq është votë kundër interesit të popullit serb në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat