Vuçiç shprehet për vizitën në Kosovë: Nuk ishte e lehtë dhe as e këndshme!

Lajme

Vuçiç shprehet për vizitën në Kosovë: Nuk ishte e lehtë dhe as e këndshme!

Më: 22 janar 2018 Në ora: 08:45
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se nuk ishte e lehtë dhe e këndshme, megjithatë ishte i kënaqur me qëndrimin e tij në Kosovë. 

Siç tha ai, është i kënaqur për shkak se ka bërë një punë jashtëzakonisht të rëndësishme për unifikimin e popullit në Kosovë. Ai gjithashtu ka vënë në dukje se i kishte thirrur të gjithë kundërshtarët e tij politikë në Mitrovicë dhe kishte biseduar me ta.

Në kontakt me popullin e Kosovës,  ai vuri në dukje, tri gjëra.

“Së pari ka njerëz që jetojnë si të pasur dhe marrin rroga të larta të shtetit të Serbisë, ndërsa ka edhe të tjerë që nuk kanë asgjë nga shteti. Së dyti, këta njerëz e kanë bërë të qartë dhe unë kam besim se me pak përpjekje dhe angazhim për t’i ndihmuar ata, mund t'u bëhet jeta më ë lehtë. Së treti mua më duket se në një mënyrë racionale isha dhe realist duke folur për situatën në Kosovë”, ka thënë Vuçiç.

“Unë e kuptoj se shqiptarët janë me mendje të hapur për të dëgjuar se një Millan i vogël nga Suvo Grlo humbi babanë e tij dhe ai u qëllua nga vëllai i tij, apo se nëna me gjashtë fëmijë ka humbur burrin e saj dhe se ajo kishte shtënë në të. Sepse deri më tani, ka pasur histori që vetëm serbët ishin kriminelë. Gjëja më e rëndësishme është se njerëzit që humbin të afërmit e tyre duan vetëm të mbijetojnë. Ata nuk kërkojnë hakmarrje, duan të jenë të liri dhe të jetojnë në shtëpinë e tyre. Janë njerëz të mrekullueshëm me fat të hidhur”, ka shtuar ai.

Teksa u pyet se si është ndier se liderë të shumtë të opozitës në Beograd dhe në Kosovë e kanë akuzuar atë për vrasjen e Oliver Ivanovniç, Vuçiç ka thënë se kur dikush ka nevojë për një kryetar shteti dhe disa të tjerë asnjëherë nuk kanë qenë në Kosovë për ta parë Ivanoviçin, sipas tij është më mirë të heshtin.

“Në fund kur  ndërgjegjja juaj është e pastër, kur punoni në interes ë popullit tuaj, atëherë ju duhet ta përkrahni gjithë këtë gjë, të eci përpara. Po vëzhgoj se janë të zemëruar me bisedën time me popullin tonë në Kosovë për shkak se ata as nuk donin të guxonin”, ka shtuar Vuçiç.

Vuçiç kishte paralajmëruar një vizitë dyditore në Kosovë, por ajo zgjati vetëm një ditë, pasi ai ditën e diel nuk e vazhdoi vizitën e tij por u kthye në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat