Haxhiu: Gjykata Kushtetuese po vonon në nxjerrjen e aktgjykimit për rritjen e pagave

Lajme

Haxhiu: Gjykata Kushtetuese po vonon në nxjerrjen e aktgjykimit për rritjen e pagave

Nga: A.J Më: 17 prill 2018 Në ora: 12:37
Albulena Haxhiu

Deputetja e vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës Albulena Haxhiu ka reaguar më vonesën e Gjykatës Kushtetuese për të nxjerrë një aktgjykim lidhur më vendimin e paligjshëm të Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave.

Sipas Haxhiut Gjykata Kushtetuese duhet t'a shfuqizoj atë vendim në mënyrë që të ndërpritet abuzimi me paranë publike

Postimi i Albulena Haxhiu:

Ka më shumë se dy muaj që kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e paligjshëm të Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për vete!

Ende Gjykata Kushtetuese nuk ka nxjerrë aktgjykim lidhur me kërkesën tonë. Vonesat në këtë drejtim janë të pakuptimta dhe japin hapësirë për ndikime nga jashtë!

Gjykata Kushtetuese duhet t'a shfuqizoj atë vendim në mënyrë që të ndërpritet abuzimi me paranë publike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat