Kryeministri kanadez le me ‘krahë hapur’ homologun e tij belg, i puth gruan

Lajme

Kryeministri kanadez le me ‘krahë hapur’ homologun e tij belg, i puth gruan

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 10:31
Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe gruaja e kryeministrit belg Amélie Derbaudrenghien

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, e la homologun belg me krahë hapur, pasi takoi fillimisht bashkëshorten e tij.Trudeau ishte mes liderëve të pranishëm në samitin e NATO-s në Belgjikë.

Kryeministri kanadez mbërriti në darkën e liderëve të NATO-s në Bruksel dhe në momentin e takimit, u duk sikur po i drejtohej kryeministrit Charles Michel, i cili kishte hapur krahët.

Por Trudeau puthi dhe përqafoi fillimisht bashkëshorten e Michel, Amélie Derbaudrenghien, ndërsa ai reagoi duke qeshur. Një video e shkurtër e këtij momenti u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, ku nuk munguan komentet e përdoruesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat