Vetëvendosje pranon për një koalicion parazgjedhor me LDK-në: Por ky duhet të jetë kandidati për kryeministër sipas Haxhiut

Lajme

Vetëvendosje pranon për një koalicion parazgjedhor me LDK-në: Por ky duhet të jetë kandidati për kryeministër sipas Haxhiut

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 23:25
Albulena Haxhiu

Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për një koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës por vetëm me një kusht

Kështu ka thënë deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një intervistë për Blic, e cila shtoi se kandidati për kryeministër duhet të jetë nga partia që ajo vjen.

“Nuk është që kemi diskutuar brenda subjektit tonë për një koalicion parazgjedhor me LDK-në vendimet për këtë i merr anëtarësia e VV-së. Ne nuk është që diçka në këtë drejtim por në anën tjetër mund të them qëndrim personal nëse VV hyn në koalicion parazgjedhor me LDK-në atëherë kandidati për kryeministër … prandaj po them që Republika e Kosovës ka nevojë për ndryshime ndoshta radikale për ndryshim të mendësisë qeverisëse. Pak a shumë të gjitha qeveritë kanë ndjekur të njëjtën linjë përveç emrave të mendësisë asgjë nuk ka ndryshuar apo politikë bërja. Prandaj po them që është qëndrim se nëse do të ketë diçka të tillë atëherë kandidati do të jetë nga Lëvizja vetëvendosje” ka thënë Haxhiu.

Ndërsa, lidhur me rrëzimin e Qeverisë ajo ka thënë se nuk do të bënin asnjëherë bashkëpunim me Listën Serbe.

Ka kritikuar qeverinë Haradinaj, mirëpo ka thënë se me Listën Serbe asnjëherë madje as nuk janë takuar si parti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat