Prokuroria Speciale nesër do të mbajë konferencë për shtyp

Maqedonia

Prokuroria Speciale nesër do të mbajë konferencë për shtyp

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 14:51
Prokuroria Speciale

Prokuroria Publike Speciale, njofton se nesër me fillim prej orës 10:00 në hapësirat e saj do të mbajë konferencë për shtyp.

Nuk sqarohet se për çfarë do të jetë konferenca e nesërme, megjithatë në publik është zbuluar se PSP po punon në lëndën lidhur me projektin “Shkupi 2014”.

“Nga Prokuroria Speciale, mora letër se ata punojnë në katër lëndë për “Shkupi 2014”. Erdhën në Komunën Qendër dhe i morën të gjitha dëshmitë materiale. Për atë jam optimist se PSP së shpejti do të fillojë me lëndën për kriminalitetin në “Shkupi 2014”, tha kryetari ka deklaruar para dy javëve, kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovsi.

Më parë, kryetari i shtetit Gjorge Ivanov, e ka tërhequr faljen për 22 persona – politikanë, por nga PSP kanë thënë se presin të tërhiqet falja në tërësi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat