Zaev është i bindur se në dhjetor do t’i fitojë zgjedhjet

Maqedonia

Zaev është i bindur se në dhjetor do t’i fitojë zgjedhjet

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 16:46
Zoran Zaev

Sipas deklaratave të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, Maqedonia në dhjetor do të ketë qeveri të re të udhëhequr nga partia e tij, qeveri kjo që do të merret me zgjidhjen e problemeve të vërteta të qytetarëve.

Ai paralajmëroi fitore në zgjedhjet në dhjetor dhe se partia e tij, LSDM-ja do t’i përkushtohet rinisë dhe vendeve të reja të punës me rrogë cilësore.

Zaev, nga Struga deklaroi se me pastrimin e listës zgjedhore do të mënjanohen të gjitha mundësitë e falsifikimit të zgjedhjeve nga ana e pushtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat