Në Maqedoni organizohet rally-cross me vetura ”xhip”

Maqedonia

Në Maqedoni organizohet rally-cross me vetura ”xhip”

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 17:26
Ilustrim

Këtë fundjavë, Maqedonia, respektivisht qyteti i Prilepit do të jetë nikoqir i garës së parë ndërkombëtare me automjete të njohur si ”xhip”, rally-cross ”Macedonian Trophy”.

Gjithashtu do të ketë edhe një garë patinazhi në rrugë, si edhe gara e katërt ndërkombëtare në moto-cross.

Në rally-cross në poligonin Llagova e vjetër, do të marrin pjesë garues nga Bullgaria, Serbia, Maqedonia, ndërkaq do të ketë garë për trofeun dhe garë hobi.

Edhe në moto-cross do të ketë pjesëmarrës nga Serbia, Bullgaria, Kosova dhe Maqedonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat